Lajme
Projekt: Kredi në Zvicër për të investuar në Kosovë
Në fillimi të dhjetorit në Bernë të Zvicrës do të prezantohet një projekt i kredive, me të cilin mëtohet të krijohen lehtësira për investime të diasporës në Kosovë.
IOM në Prishtinë është duke realizuar aktualisht një studim të fizibilitetit për t‘i mundësuar diasporës kosovare të marrë më lehtë kredi në Zvicër për të investuar në Kosovë.
Për idenë në fjalë, IOM dhe Albinfo.ch organizojnë një debat në Bernë, ku bizneset do të shkëmbejnë mendimet e tyre rreth këtij projekti, si dhe do ta kenë mundësinë të kontribuojnë për zhvillimin e tij.
Debati do të mbahet në Hotel Bern, në Bernë, e enjte, më 6 dhjetor, në orën 18.00
Në fund të këtij bashkëbisedimi do të shtrohet një koktej rasti , në të cilin janë të mirëseardhur të gjithë pjesëmarrësit.
Ju lusim ta konfirmoni pjesëmarrjen deri më 26 nëntor 2012, në adresën elektronike: [email protected].
Ftesë: Prezantim i një projekti të ri të kredive për lehtësim të investimeve të diasporës në Kosovë
Informata praktike :
– Data dhe ora : E enjte, më 6 dhjetor 2012, në orë 18.00
– Vendi : Hotel Bern, Zeughausgasse 9, Bern
– Pjesëmarrja është falas
– Gjuhët : Shqip dhe gjermanisht
– Regjistrimi/Informata: [email protected], deri më 26 nëntor 2012
IOM Bern
Thunstrasse 11, Case postale 216, 3000 Berne 6, Suisse
Tel: +41 31 350 82 14 / Fax: +41 31 350 82 15
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










