Kosova

Projeksionet e Qeverisë për rritje ekonomike janë 5.5%

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, theksoi se Kosova ka pasur performancë pozitive dhe shpenzime më produktive, përcjell albinfo.ch.

Murati theksoi se Kosova ka menaxhuar edhe borxhin publik. Për rritjen ekonomike, ai tha se qeveria pret rritje ekonomike për 5.5 %. ‘Shpresoj që të kemi rritje të eksporteve që tani janë një trend i theksuar pozitiv. Për buxhetin e 2023-ës kemi adresuar të gjitha hendeqet, qoftë për buxhet për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë”, tha Murati.