Shkurt.ch
Programi nacional për migracion dhe shëndetësi integrohet në strukturat ekzistuese
Programi nacional për migracion dhe shëndetësi do të përmbyllet në fund të vitit 2017. Masat kryesore të programit do të integrohen në kuadrin e detyrave të Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG) dhe në strategjitë e organeve federale. Këshilli Federal në mbledhjen e tij të mbajtur sot është informuar për këtë
Në Programin Nacional për Migracion dhe Shëndetësi nga viti 2002 janë përfshirë oferta të rëndësishme për të stimuluar kujdesin për shëndet të popullsisë me prejardhje të huaj, thuhet në një komunikatë të BAG të publikuar sot.
Ndër shembujt që përmenden në këtë drejtim, është projekti i platformës së internetit migesplus.ch që është realizuar në bashkëveprim me Kryqin e Kuq të Zvicrës. Kjo platformë ofron informacione të ndryshme shëndetësore në një numër të madh gjuhësh.
Spitalet që bëjnë pjesë në rrjetin “Swiss Hospitals for Equity” e kanë përmirësuar përkujdesjen e grupeve specifike të popullatës përmes ofertave për kualifikim të mëtejmë, trajnimeve, projekteve hulumtuese dhe materialeve të ndryshme shumëgjuhëshe. Veç kësaj, BAG së bashku me Asylorganisation Zürich ka lancuar një shërbim nacional të përkthimit (interpretimit) telefonik, i cili funksionon 24 orë në ditë dhe është në dispozicion në një numër të konsiderueshëm gjuhësh.
Me qendrën profesionale INTERPRET është stabilizuar një sistem për kualifikimin e interpretuesve ndërkulturorë. Masat kryesore të programit do të integrohen në kuadrin e detyrave të Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG) dhe në strategjitë e organeve federale. Ato do të zhvillohen në mënyrë që edhe shtresat jo të privilegjuara të popullatës të fitojnë një qasje më të mirë në sistemin shëndetësor. Të kuptuarit e mirë në mes të personelit mjekësor dhe pacientëve mund të reduktojë përkujdesjen e gabuar dhe koston që del nga ajo. Këto masa janë pjesë e strategjisë së politikës shëndetësore të Këshillit Federal me emërtimin “Gesundheit2020” (Shëndetësia2020).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









