Gjuha
Program i pasur festiv për 28 Nëntorin në Gjenevë
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, me rastin e festës kishte përgatitur enkas mirënjohje për të gjithë të diplomuarit shqiptarë (brenda vitit akademik 2015-2016) në fakultete të ndryshme të Universitetit të Gjenevës
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, edhe kësaj radhe në bashkëpunim me shoqata dhe klube të ndryshme të këtij kantoni, ka organizuar kremten e 28-Nëntorit të njohur ndryshe si Dita e Flamurit, simbolit tonë mbarëkombëtar.
Kjo datë me rëndësi jetike për popullin tonë shënon edhe 104 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar.
Himni ynë kombëtar i kënduar nga kori i nxënësve të Mësimit Plotësues të Shkollës Shqipe në Gjenevë, si certifikatë e zyrtarizimit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka ngritur në këmbë qindra të pranishëm të tubuar në “Salle des Fetes des Avanchetes” të Gjenevës, të cilët me qëndrimin gatitu kanë përkujtuar dhe nderuar mijëra heronj dhe dëshmorë të rënë për liri dhe mëvetësi të Shqipërisë.
Pas këtij akti konferencierët: Afërditë Krasniqi, Abetare Salihu dhe Drilon Limani, kanë prezantuar përmbajtjen e programit të kësaj nate festive.
- 28 Nëntorët, nga Skënderbeu deri te Adem Jashari
E, ndërkohë në podium është ftuar Z. Ramadan Avdiu, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Gjenevë. Avdiu ka shpalosur historikun e Shqipërisë dhe të shqiptarëve që nga periudha e kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu e deri në flijimin e legjendarit Adem Jashari, i cili duke sakrifikuar vetveten dhe familjen e gjerë u bë simbol nderi dhe krenarie ndër shqiptarë.
Pjesa artistike ka nisur me vallet e bukura të trevave tona të interpretuara nga ansamblet “Gëzuar” dhe” Rinia Contact” të Gjenevës.
Këto dy shoqëri kulturore edhe pse në kushte të rënda materiale mbijetojnë me vetëfinancim të solistëve dhe të valltarëve e rrallëherë ndihmohen me ndonjë donacion simbolik po e ruajnë dhe kultivojnë me plot sukses tash dy decenie trashëgiminë e këngëve dhe valleve tona burimore. Solistet e këtij Ansambli Vjendita dhe Ejona Stojkaj, të rritura dhe të edukuara në frymën e atdhedashurisë kanë shkëlqyer me këngën “Shqiptarët e Diasporës”.
Zëri melodik dhe gjuha e rrjedhshme e këtyre dy motrave është pëlqyer dhe duartrokitur gjatë nga spektatorët.
Ndërkaq grupi folklorik “Rapsodët e Gjenevës” i përbërë nga disa talent të këtij zhanri muzikor edhe kësaj here ka interpretuar këngë të bukura kushtuar Shqipërisë etnike dhe heronjve të saj.
Si zakonisht vend në program i është rezervuar edhe duetit të këngëtarëve Shpejtim e Afërditë Krasniqi, të cilët me kontribut të përhershëm në manifestimet e mërgatës sonë edhe sonte me mjaft sukses kanë kënduar këngën e bukur “Shqipëri tokë e Arbërit”
- Mirënjohje për të 18-të studentë shqiptarë të diplomuar në Universitetin e Gjenevës
Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, me rastin e festës së Flamurit tonë kombëtar dhe ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe kësaj radhe ka ruajtur traditën duke përgatitur enkas mirënjohje për të gjithë të diplomuarit shqiptarë (brenda vitit akademik 2015-2016) në fakultete të ndryshme të Universitetit të Gjenevës. Ndarjen e këtyre mirënjohjeve e ka bërë Ali .Sh. Mehmeti, kryetar i Shoqatës”Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”.
Ai ka përgëzuar të gjithë për suksesin e arritur duke thënë: “Përveç plotësimit të dëshirës suaj për ngritje profesionale dhe jetë më të lehtë dhe më të begatë, jeni edhe tregues konkret të një integrimi të mirëfilltë të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane, dhe motivues të drejtpërdrejtë të brezave të ardhshëm”.
- “Malësori”, personazh kryesor i kësaj nate festive entuziazmon publikun
Kkëngëtari Malësor Prënkoçaj ose “Mësori”, i njohur për origjinalitetin dhe shumëllojshmërinë e këngëve, me zërin e tij të ëmbël ka ndezur atmosferën në sallë. Këngët me temë atdhetare “E përjetshme është Shqipëria” “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu”, “Emrin e kam shqiptar” të shoqëruara edhe nga publiku i kanë dhënë gjallëri kësaj kremteje.
Në anën tjetër s’ kanë munguar as këngët lirike të dashurisë nëpërmjet të cilave Prënkoçaj ka bërë që të rinjtë nën tingujt e bukur të këtyre këngëve të vallëzojnë dhe të argëtohen deri në orët e vona të natës.
Manifestimi i sivjetshëm mund të cilësohet edhe si vepër solidarizimi me të pastrehët në komunën e Vitisë.
Me synimin që të ndihmohet kjo kategori e shoqërisë sonë të gjitha mjetet e realizuara nga ky tubim do të derdhen në xhirollogarinë e Shoqatës Humanitare “VITIA” e cila veprimtarinë e saj bamirëse e zhvillon këtu në Gjenevë të Zvicrës,dhe qëllim të vetëm ka përkrahjen e familjeve pa të ardhura dhe pa kulm mbi kokë.
Atmosfera e kësaj mbrëmje është përcjellë drejtpërdrejt edhe në Kosovë nga TV “Iliria” me përfaqësi në Gjenevë.
Vlerësim i përgjithshëm është se kjo ngjarje historike dhe kulturore e karakterizuar me llojshmërinë e temave ka kënaqur mërgimtarët tanë dhe miqtë e tyre të shumtë zviceranë.
Fotot : Klevis Terpini
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës