Kosova
Profili ‘misterioz’ i gruas norvegjeze të Albin Kurtit
Nga arkivat e mediave kosovare, te njohësit e aktivitetit politik të liderit të Vetëndosjes arrijmë në përfundimin se për Rita Knudsen Augestad dihet shumë pak, pothuajse fare.
Kjo jo si pasojë e një lidhjeje patriarkale, ku imazhi i bashkëshortes duhet të mbetet i kyçur brenda mureve të shtëpisë, por më shumë si zgjedhje e përbashkët: e para sepse të dy bashkëshortët kanë vendosur ta mbajnë thellësisht të ndarë jetën private nga ajo publike dhe e dyta, sepse Rita vazhdon ta dyzojë jetën e saj mes Prishtinës dhe Oslos, ku ajo vazhdon të ndjekë aktivitetin e saj profesional.
Në një nga të paktat raste kur Rita Knudsen Augestad e mori fjalën në publik, ishte për të përgënjeshtruar lajmin e ndarjes, në një lajm të dalë fillimisht nga emisioni “Prive” në Klan Kosova.
Por, ndryshe nga zyrtarët e partisë të bashkëshortit, ajo e bëri këtë në mënyrën saj, diskrete dhe njëkohësisht moraliste: ‘Lajmet’ e publikuara nga media të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim, Albin Kurti, janë qartazi plotësisht të pavërteta. Ky është një nivel i ri i ulët i atyre që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme”, u mjaftua ajo me një postim të shkurtër.
Në fakt, Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë dy vjet përpara këtij incidenti, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri-tjetrit në Bashkinë e Prishtinës, nga ish-bashkudhëtari i Albinit, sot kundërshtar i tij, Shpend Ahmeti.
Ai ka thënë se me gruan e tij të ardhshme u njoh në kryeqytetin e Kosovës, ku filloi pasioni mes tyre. Duke folur për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit, ai ka treguar: “Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea: “Vajzës i flas shqip. Por, ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze”.
Tani kur Albin Kurti pritet të jetë kryeministër, presioni mbi gruan e tij do të rritet edhe më. A do të transferohet për të jetuar në Kosovë? A do të pranojë ta lërë aktivitetin e saj profesional? A do të bashkëqeverisin edhe në shtet, ashtu siç thoshte dikur Albini se bënin në shtëpi?
Lapsi.al ka pyetur disa nga bashkëpunëtorët e Albinit dhe ka marrë përgjigjen e prerë se pandehma e fundit nuk ka shans të ndodhë.
Me burrin kryeministër, gruaja norvegjeze do të detyrohet të dorëzojë shumë më tepër nga misteri që e ka ruajtur me fanatizëm deri më tani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











