Kosova
Profesori zviceran: Krimi i organizuar ka interes t’i mohojë qasjen policisë së Kosovës në veri
Profesori zviceran, Oliver Jens Schmitt, në një intervistë të fundit për mediumin zviceran “swissinfo.ch” ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai është shprehur se ata që kanë interes për t’ia ndaluar qasjen Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar, prandaj thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
“Kosova veriore është një qendër e rëndësishme për krimin e organizuar. Në fakt, nuk ka forcë policore në këtë pjesë. Krimi i organizuar ka interes që t’i mohojë qasjen Policisë së Kosovës. Çdo veprim i policisë përshkruhet si dhunë etnike e supozuar. Incidenti i lartpërmendur i tregoi gjithë botës se sa ngushtë janë të lidhura krimi i organizuar dhe dhuna politike. U bë gjithashtu e qartë se sa ngushtë janë ndërthurur këto grupe të aktorëve politikë kriminalë me qeverinë në Beograd”.
Historiani thotë se të gjitha institucionet në Serbi janë të përkushtuara ta kthejnë Kosovën në Serbi, derisa problematike për këtë e sheh nacionalizmin serb.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












