Jeta në Zvicër
Profesori universitar: Më përpara Xhaka thjesht do të injorohej
Çfarë do të thotë të jesh zviceran? Vetë diskutimi për këtë pyetje është për Kijan Espahangizi një shenjë e mirë. Për çfarë arsye, ai e tregon në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Tages Anzeiger”
Fillimisht, profesori universitar Kijan tregon veprimin me refugjatët dikur dhe sot, mes idealizmit për t’i pranuar të gjithë dhe pragmatizmit për të strehuar aq sa janë kushtet logjistike.
“Në fillim të viteve 80-ta erdhën mijëra refugjatë nga Indokina, të cilët u mirëpritën pasi llogariteshin si viktimë e sistemit komunist nga shema humanitare e Zvicrës neutrale në Luftën e Ftohtë. Disa muaj më vonë u arratisën, në numër më të vogël, tamilët dhe turqit, të cilët menjëherë u përshkruajtën me gjuhë raciste nga mediat. Kjo natyrisht ndikoi tepër në përpjekjen për integrimin e tyre”, thotë profesori i ETH, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me ndikimin e debateve të ndryshme rreth refugjatëve afrikanë, Ozilit dhe shqiponjës dykrenore në Zvicër, Kijan përgjigjet: “Vështirësia qëndron aty pasi secili nëpër media përgjigjet për atë që është e rëndësishme ose oportuniste për të. Çfarë më shumë përmbajnë debatet janë përkatësia në shoqëritë emigrante. Refugjatët në Gjermani dhe Zvicër shpesh paraqiten si “të tjerët”. Zviceranët vetë harrojnë se kanë një histori refugjatësh dhe se refugjatët e sotëm do jenë bashkëqytetarë të të nesërmes. Edhe refugjatët eritreas të arratisur në Zvicër dhe fëmijët e tyre, së shpejti do konfrontohet me pyetjen e përkatësisë së shumëfishtë si sot shqiptaro-zviceranët. Ndokush mund të qëndrojë pas shqiponjës dykrenore, por vetë fakti që diskutojmë se çfarë do të thotë të jesh zviceran është një shenjë e mirë”, transmeton tutje albinfo.ch.
Më pas ai ndalet konkretisht te rasti i Granit Xhakës dhe historia e të qenurit zviceran përpara tridhjetë vjetësh: “Më përpara Xhaka thjesht do të injorohej. Ky zhvillim nuk ka rënë nga qielli. Por ky zhvillim i pranimit të të huajve sot, ka ardhur pas kontesteve dhe luftërave sociale në dekadat e fundit”.
Kijan thekson se pa marrë parasysh emrin, ngjyrën e lëkurës dhe numrin e pasaportave, përsëri ti mund të jesh zviceran. Në rast se kjo injorohet, atëherë do shtohen barrierat mes zviceranëve dhe të huajve, emigrantëve dhe banorët vendas, të bardhëve dhe të zinjve.
“Ne kemi nevojë për projekte, të cilët nuk kanë frikë nga kundërthëniet, shumë kuptimësia dhe konfliktet.
Kjo Zvicër nuk është një Multi-Kulti- ideal, por as edhe një skenar horror. Ka racizëm, por ka edhe zhvillime të mira. Zvicra kurrë nuk ka qenë me kaq pak probleme, as në vitin 1291 dhe as në versionin e 1848.”
Në fund profesori Kijan është pyetur për iniciativën e ngritur nga popullistët e ekstremit të djathtë SVP, rreth banorëve me dy nënshtetësi, ose shqiptaro-zviceranët, për të mos qenë pjesë e policisë.
“Politika e qytetarëve me dy nënshtetësi është arritja më e rëndësishme e politikës integruese në vitet 90-të. Një sulm mbi këtë do i kushtonte shumë Zvicrës – mbi të gjitha për SVP. Identiteti i shumëfishtë sot është një realitet social, që nuk mund të shmanget përmes ligjit. Për shumicën përkatësia e dyfishtë nuk është problem dhe duket normale. Natyrisht që ka sfida dhe tensione, por kur nuk ndodh një gjë e tillë?”.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











