Kështu dukej shkolla para se të meremetohej
Zhvillim
Profesori Schader me miqtë meremeton 3 shkolla në Shqipëri
Bartësi i aksionit, dr. Schader bën një rekapitulim të rrjedhës së punës duke falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar dhe të tjerët që kanë kryer punimet në aftësimin e shkollës për të punuar në kushte normale
Në muajin shkurt 2015 Basil Schader, pedagog dhe albanolog i njohur zviceran, mik i dëshmuar ishqiptarëve, së bashku me të shoqen, Erica Schader, kanë nisur pëmes nyjes në internet “100-days-net” aksionin e ndihmave për rinovimin e ndërtesës së shkollës në Torovicë tërrethit të Lezhës, në Shqipërinë e veriut. Tash, falë mjeteve të mbledhura nga njerëz vullnetmirë, zviceranë dhe shqiptarë, shkolla e cila ishte në një gjendje të mjerë ka marrë një pamje krejtësisht ndryshe.
Me këtë rast bartësi i aksionit, dr. Schader bën një rekapitulim të rrjedhës së punës duke falënderuar të gjithë ata që kanë dhuruar dhe të tjerët që kanë kryer punimet në aftësimin e shkollës për të punuar në kushte normale. Dhe këta janë shumë…
Ai shkruan se sipas parallogaritjes nevojiteshin 61.000 franga për vetë shkollën dhe 19.000 të tjera për murin rrethues të oborrit të shkollës. Përmes “100-Days-net” janë grumbulluar 10.800 franga ndërsa përmes kontakteve me të njohur dhe rrethe familjare edhe 22.050 franga të tjera, të dhuruara nga gjithsej 70 donatorë. “Së bashku edhe me 32.000 frangat e grumbuluara më parë gjatë aksionit në stinën e pranverës ne nuk mund të fillonim me rinovimin e shkollës“, thotë më tutje Schader. Por këtë e bënë të mundur vetëm dy donacionet zemërgjera të një fondacioni që erdhën ndërkohë. Kontributi i parë fillimisht qe menduar për sanimin e shkollës tjetër „Shkëmbi i kuq“ po ashtu në Torovicë. Por pasi që nga donacionet mbetej edhe një shumë të hollash vendosëm të fillonim rinovimin qysh gjatë këtyre pushimeve verore”.
Sanimi është realizuar dhe godina shkollore është e gatshme saktësisht në ditën e fillimit të vitt shkollor. Mobilet shkollore janë dhuratë e ish kryetarit të komunës, tashmë nënkryetar i Lezhës, Dr. Gjovalin Gjeloshi.
Është përmbyllur me sukses gjatë kësaj kohe edhe sanimi i shkollës së vogël „Shkembi i Kuq“ që ndodhet në një paralagje të Torovicës. Edhe gjendja e kësaj shkolle të ndërtuar në fillim të viteve `90 ka qenë e mjerueshme. I gjithë rinovimi ka kushtuar 34.000 franga.
Shkolla në fshatin Kolajak, të cilën çifti Schader së bashku me banorët e fshatit e kishin rinovuar dhe zgjeruar në vitin 2001 ishte djegur kohë më parë si pasojë e një defekti elektrik. Falë donacionit zemërgjerë prej 10 mijë frangash të firmës „Model“ nga Weinfeldeni i Zvicrës është bërë sanimi i plotë i çatisë. Edhe këtu, thekson Schader e kemi pasur ndihmën e pakursyer të dr. Gjovalon Gjeloshit, i cili ka mundësuar rregullimin e fasadës së shkollës.
Ai ka prezantuar edhe fotografitë që tregojnë pamjen e shkollave përkatëse para dhe pas rinovimit si dhe gjatë procesit të rinovimit të tyre.
E-Diaspora
-
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtëpër... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri


















