Shkurt.ch
Profesori në pension plaçkit bankën me një fulterë!
“Doja të dëshmoja se sa të keq e ka sigurimin Banka Kantonale e Cyrihut”, kishte deklaruar para gjyqit profesori plaçkitës

Kur pensionisti, ish profesor gjimnazi me titull doktori, ishte paraqitur në sportelin e Bankës Kantonale të Cyrihut, vështirë se do t`i ketë ngjallur frikë dikujt. E shumta që mund të ngjallte ishte çudia dhe kureshtja. Kjo për faktin se ai po ecte zbathur dhe me pantallona të shkurta. Ajo që nuk dukej: pensionisti mbante në valixhe “armën sekrete”, një fultere (!) të cilën nuk e kishte sjellë rasti ta përdorte.
Por, sidoqoftë, ai i ishte drejtuar sportelistes: “Është plaçkitje banke! Nëse nuk veproni në përputhje me këtë, mund të ju ndodhë diçka”. Dhe, e kishte pasur seriozisht! Këtë e kishte treguar qartë duke kërkuar nga bankierja jo më pak se 1 miliardë franga (!), shkruan blick.ch
Kërkesën e tij, profesori realist, shpejt e kishte reduktuar në vetëm “400 mijë franga, sa për fillim”. Kur sportelistja, e frikuar për vdekje, i kishte sjellë shumën e të hollave, 69 vjeçari i kishte marrë ato dhe kishte vazhduar rrugën. Gjithnjë i zbathur.
Si punë e parë, kishte blerë një abonament njëvjeçar për trena të klasit të parë, që i kishte kushtuar 4000 franga. Pastaj kishte blerë edhe dy orë të shtrenjta. Kishte dashur të paguante edhe një udhëtim rreth botës.
Por nuk i kishte mjaftuar koha. Vetëm 90 minuta pas grabitjes, ai tashmë ishte arrestuar.
Në sallën e gjyqit të Qarkut të Cyrihut dr. S. të hënën ishte paraqitur me veshje më serioze. Por ajo që ka dëshmuar gjatë seancës, tregonte për gjendjen e tij jo shumë të kthjellët mendore. I pyetur përse gjatë aktit të grabitjes e kishte pasur me vete edhe fulteren, ai thotë se “ndoshta do të më hynte në punë si armë”.
Rreth motivit të grabitjes, profesori i pensionuar ka dhënë këtë shpjegim para trupit gjykues: “doja të dëshmoja se sa të keq e ka sigurimin Banka Kantonale e Cyrihut”. Por, gjykatësit nuk ia pranojnë “ekspertizën” profesorit.
Një ekspertizë tjetër, e bërë nga psikiatri, ka konstatuar se Dr. S. vuan nga një mani e rëndë dhe së këndejmi, ai është i papërgjegjshëm.
Gjyqi do të vendosë më vonë nëse ai do t`i nënshtrohet trajtimit psikiatrik stacionar ose në gjendje të lirë.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?