Kosova
Profesori i njohur shqiptar në Zvicër i kundërpërgjigjet Kurtit
Sipas tij, Kurti ka këshilltarë jo të informuar mirë

Profesori i njohur shqiptar në Zvicër, Dr. Taulant Muka, i cili është profesor i asociuar në epidemiologji dhe mjekësinë parandaluese në Bernë, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin thotë se ka këshilltarë jo mirë të informuar.
Duke marrë shkas nga përgjigjet e Kurtit drejtuar diasporës dhe arsyetimeve të tij për kufizimin e hyrjes në Kosovë, profesori Taulant Muka thekson se 10% e udhëtarëve rezultuan pozitivë jo sepse ka probleme me testet, por pasi jo të gjithë ishin testuar para nisjes. “Kjo për shkak se të vaksinuarve nuk u kërkohej testimi para nisjes. Një e dhënë e fundit tregon se në një restorant në Norvegji, nga 120 qytetarë të vaksinuar me dy doza, mbi 60-80% kanë rezultuar të infektuar”, shkruan Muka.
“Studimi nga Afrika e Jugut që i referohet kryeministri për uljen e imunitetit natyral, është një studim me shumë probleme metodologjike. Edhe nëse rezultati i studimit do ishte korrekt, studimi tregon se mbrojtja nga imuniteti natyral ndaj riinfeksionit është në nivelin 75%; pra më shumë se një i vaksinuar 1 muaj pas vaksinimit”.
“Mungesa e kapaciteteve shkencore e renditi Kosovën në 5 vendet me vdekshmerine më të lartë në Europë/botë (rreth 74% rritje e vdekshmërisë totale), edhe pse ka popullatën më të re dhe më pak të rrezikuar nga Covid-19! Kur do mësojmë nga gabimet”, përfundon ai.
Ndryshe, Kryeministri Kurti u është përgjigjur sot mërgimtarëve, pas një shkrimi të botuar në Albinfo.ch ku shtrohen dilemat rreth masave të miratuara së fundmi nga Qeveria e Kosovës, masa këto që afektojnë mërgimtarët të cilët vijnë në pushime në vendlindje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?