Lajme
Profesionet më të paguara në Kosovë
Një raport i Agjencisë Kosovare të Statistikave lidhur me nivelin e pagave i ka renditur ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, si më të paguarit në Kosovë.
Sipas raportit të ASK-së, paga mesatare bruto për ata që merren me këtë punë është 923 euro.
Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.
Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehetari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.
Bazuar në këtë raport, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatere 256 euro.
“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, me 923 euro, pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehetari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











