Shqipëria
Profesionet më të kërkuara në Shqipëri
Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh
Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për Call Center, punonjës për rrobaqepësitë, fabrikat e këpucëve, kamerierë dhe banakierë, teknik minerash dhe ndërtimi, shoferë pastrues etj.
Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë, shkruan ‘monitor’.
Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznese në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme, përcjell albinfo.ch.
Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë. Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.
Kërkesa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi evropian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.
Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona.
Nga ana tjetër shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm. instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.
20 profesionet me të kërkuara në Shqipëri
- Operator për Call Center
- Operator për makinë qepesë
- Kamerierë dhe baristë
- Këpucar (fabrike)
- Teknikë ndërtimi
- Teknikë minierash
- Shoferë
- Pastrues dhe ndihmës shtëpie
- Shitës
- Punonjës sigurie
- Hekurkthyes dhe punonjës metalesh
- Inxhinier teknik
- Ekspert IT
- Operatorë për makina ushqimore
- Agjentë shitjesh
- Llogaritare dhe ekonomiste
- Inxhinier
- Mekanik
- Kuzhinier
- Punonjës të drurit për mobileri
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










