Lajme
Produktet “Made in Kosova” promovohen në SHBA
Sipas një njoftimi të MTI-së, do të jenë mbi 50 biznese nga Kosova që do të promovojnë produkteve vendore në SHBA
Disa nga kompanitë më të fuqishme kosovare, si “Stone Castle”, “Ftutex”, “AskFood” etj, nga data 20 deri më 27 shtator, do t’i promovojnë produktet e tyre në Nju Jork dhe Uashington të Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA). Ky promovim i produkteve “Made in Kosova” mundësohet nga Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI).
Po ashtu APIK vepron edhe në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, Ambasadën e Kosovës në Uashington, si dhe Ministrinë e Diasporës.
Delegacionit i afaristëve kosovarë në SHBA do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari – Lila, ndërsa sipas një njoftimi të MTI-së, do të jenë mbi 50 biznese nga Kosova që do të promovojnë produkteve vendore në SHBA. Në kuadër të këtij misioni, siç thuhet në njoftim, do të ketë takime B2B (biznesmen me biznesmen) në Uashington dhe Nju Jork.
“Me datën 24 shtator do të organizohet Konferenca për promovimin të bashkëpunimit dhe investimeve në Uashington. Gjatë qëndrimit të tyre atje, nën udhëheqjen e zëvendëskryeministres Kusari – Lila, delegacioni do të vizitojë disa kompani amerikane”, thuhet në njoftim.
Kosova, ndërkaq e gëzon të drejtën e preferencave tregtare me SHBA (GSP), e cila sipas MTI-së, nënkupton eksport të produkteve kosovare pa taksë doganore. “Këto janë vetëm disa fakte që tregojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë një potencial të mirë të bashkëpunimit me bizneset kosovare”, thuhet në njoftim.
Ndryshe nga eksportet, në Kosovë gjatë vitit 2011 kanë qenë 14.3 milionë euro investime të huaja direkte nga SHBA-të, ndërsa në kuartalin e parë të këtij viti investimet e huaja, sipas MTI-së, kanë shënuar vlerën 2.4 milionë euro.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












