Lajme
Produktet “Made in Albania” shtohen në tregun gjerman
Tregu gjerman po tregon interes për perimet e hershme dhe produktet bio

Eksportet e produkteve “Made in Albania” drejt tregut gjerman në 8 muajt e parë të 2011 janë rritur me 20% krahasuar me një vit më parë.
Autoritetet zyrtare të bujqësisë në Shqipëri kalkulojnë një rritje të eksportit të produkteve bujqësore që destinohen në tregun e vendeve fqinje ose atyre të BE-së. Gjatë 8 muajve të parë të vitit 2011, eksportet janë rritur 40 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, ndërkohë që masa e importeve është 15 për qind më e lartë.
Duke ju referuar të dhënave që sapo ka publikuar Ministria e Bujqësisë dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, produktet bujqësore shqiptare janë të preferuara ndër vendet e rajonit nga Kosova, Serbia, Maqedonia etj., ndërkohë që eksportet janë orientuar dhe drejt Gjermanisë, Sllovenisë dhe shteteve baltike.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe i Mbrojtjes së Konsumatorit, Ndoc Faslia, duke folur për gamën e produkteve që eksportohen thotë për DW, se bëhet fjalë për perimet e hershme të serave, kryesisht nga Lushnja e Berati, shalqiri nga zona e Divjakës, bimët mjekësore aromatike, vezët, vajrat vegjetale etj.
Ndërsa për preferencat të tregut gjerman thuhet se eksportet me Gjermaninë kanë rritje nga viti në vit dhe ka interes për perimet e hershme dhe produktet bujqësore bio. “Ne jemi prezentë në tregun gjerman, por dhe në tregjet përreth saj, kam parasysh këtu Zvicrën dhe Austrinë, por edhe Slloveninë me vajin e ullirit bio dhe mendoj se do të konkurrojmë dhe me tregje të tjera me sukses. Jo vetëm me vajin e ullirit, por dhe me produkte të tjera bio si një sektor që po zhvillohet vrullshëm vitet e fundit në Shqipëri”, thotë Faslia.
Për vitin 2010, totali i eksporteve drejt Gjermanisë ka qenë 8 milion dollarë, ndërkohë që për këtë vit ato priten të shkojnë në afër 10 milion dollarë. Tetë muajt e parë të vitit 2011 mbyllen me një rritje rreth 20 për qind dhe pjesën më të madhe në gamën e eksporteve drejt këtij vendi e zënë perimet e hershme dhe bimët medicinale, ose siç thirren bimët mjekësore aromatike.
Për rritjen e produkteve bujqësore dhe nxitjen e eksportimit të tyre ka disa projekte dhe programe nga organizata dhe kompani evropiane. Një prej tyre është dhe Shoqëria Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ shpk. Ajo prej kohësh është e angazhuar në projekte që kanë financim direkt nga Gjermania ose nga BE për sektorin agro ushqimor shqiptar. GIZ ka mbështetur dhënien e subvencioneve për fermerët, si dhe në asistencën e kompanive shqiptare për sistemin e menaxhimit të cilësisë së produkteve të tyre me standardet ndërkombëtare si ISO etj.Zëvendësdrejtori i zyrës së GIZ në Shqipëri, Ismail Beka, mendon se pa arritjen e standardeve ndërkombëtare nuk mund të kuptohet siguria ushqimore dhe nuk mund të ketë rezultate në eksportimin e produkteve bujqësore. Sipas tij kushtet klimatike të favorshme në Shqipëri përbëjnë një faktor pozitiv për prodhimet e hershme në fushë dhe ne sera, prodhime që janë të destinuara për eksportin.
Por eksporti nuk duhet të konsiderohet si një veprimtari e fermerëve të veçuar dhe të realizohet në mënyrë spontane, por të punohet me infrastrukturë të qëndrueshme, thotë Ismail Beka për DW.
Legjislacioni shqiptar përafrohet me atë të BE-së
Problemin e rritjes së eksporteve të produkteve bujqësore zëvendësministri i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ndoc Faslia, e shikon si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare.
Ai përmend rritjen e sipërfaqeve të serave diellore për kultivimin e perimeve të hershme me afër 15 hektarë më shumë vetëm në dy vitet e fundit. Por sipas tij problem është standardi dhe cilësia e produkteve.
“Kemi punuar me legjislacionin duke e përafruar me atë të BE-së, gjithashtu dhe përpilimin e rregulloreve dhe ngritjen e sistemit të agjencive sipas modelit të tyre, duke përfshirë autoritetin kombëtar të ushqimit, agjencinë për zhvillimin bujqësor e rural, strukturën e menaxhimit të fondeve të sektorit bujqësor nga buxheti i shtetit apo nga ato që akordohen nga BE-ja etj”.
Faslia përmend dhe ndërtimin e sistemeve monitoruese laboratorike, ku dhe këtu është pranishme ndihma dhe mbështetja edonatorëve të huaj.
E-Diaspora
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë Një operacion i policisë italiane ka çuar në arrestimin e 11 personave, pjesë e një bande...
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€