Kosova
Produktet e Kosovës promovohen në tregun amerikan
Në mesin e 2600 kompanive ndërkombëtare, edhe kompanitë e Kosovës po promovojnë produktet e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me kompani nga Kosova po marrin pjesë në panairin “Fancy Food Show” në New York, i cili po mbahet nga data 23 deri më 25 qershor 2019.
Përmes një njoftimi, nga MTI kanë thënë se kompanitë kosovare synojnë depërtimin e produkteve të tyre jashtë vendit, me theks të veçantë rritjen e eksportit dhe të ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen për së afërmi me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të lidhin marrëveshje eksporti në të ardhmen. Shtandi i Kosovës po vizitohet nga blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga shtete të ndryshme të botës, të cilët po njoftohen nga afër me produktet dhe mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes”, thuhet në njoftimin e MTI-së.
Të interesuarit mund të vizitojnë shtandin e Kosovës – Level 1, nr. 3525, Javits Center New York City, NY.
Foto: MTI/Fb
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













