Kosova
Produktet kosovare u promovuan suksesshëm në Panairin “Food Expo” në Greqi
Bëhet e ditur se kompanitë nga Kosova: Euro Fruti, A-D-E Group, Frutex, AbI&Elif 19, Camel, Newco Minex L.L.C, Egi Group, Fresh-C.O, i promovuan produktet e tyre në Panairin ndërkombëtar të ushqimit dhe pijeve “FOOD EXPO”, që u zhvillua në Athinë të Greqisë, nga data 18 deri 20 mars 2023, shkruan albinfo.ch.
Hapësirën ekspozuese për paraqitjen e kompanive nga Kosova në këtë panair e ka siguruar MINT/KIESA.
Pjesëmarrës të shumtë në këtë panair vizituan shtandin e Kosovës, me ç’rast u njoftuan nga afër me produktet e kompanive kosovare.
Shtandin e Kosovës e ka vizituar edhe personi përgjegjës nga Zyra ekonomike dhe tregtare e Kosovës në Athinë, Fitim Gllareva, si dhe përfaqësues të shoqatave: Mjedra e Kosovës, Organika dhe Pepeko.
Përfaqësues të MINT dhe KIESA-s së bashku me kompanitë kosovare kanë zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrës në këtë panair. Njëherësh janë shpërndarë edhe materiale promovuese të KIESA-s rreth sektorëve potencialë dhe mundësive për investime në Kosovë.
Vlen të theksohet se Food Expo është panair që grumbullon një numër prej 32,000 vizitorësh nga rreth 40 shtete të botës, ku kompanitë prezantojnë produktet e tyre nga sektori i ushqimit dhe pijeve.

E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













