Lajme

Prodhuesit kosovarë përfitojnë 2.8 milionë nga Komisioni Evropian

Grante nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë kanë përfituar Mitrovica, Ferizaji, Rahoveci, Deçani dhe Podujeva

Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka shpall 9 projektet fituese, të cilat do të zbatohen si pjesë e skemës për zhvillimin ekonomik rajonal të Bashkimit Evropian për këtë vit. Shuma totale e granteve për këto projekte është 2.8 milionë euro, ndërkohë së shpejti pritet dhe shpallja e konkursit për valën e tretë të granteve.

”9 projekte nga 5 komuna të Kosovës kanë përfituar grante nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, të cilat projekte do të zbatohen si pjesë e skemës për zhvillimin ekonomik rajonal të Bashkimit Evropian për këtë vit” njofton Zyra e KE-së në Prishtinë.  

Projektet përfshihen në tri kategori: zhvillim i turizmit, zhvillim i biznesit dhe bujqësi. Përkrahja për këto 9 projekte të EURED është 2.8 milion euro, ku secili projekt pranon një shumë në mes 250,000 dhe 500,000 euro.  

Komunat të cilat kanë fituar grante nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë janë Mitrovica, Ferizaji, Rahoveci, Deçani dhe Podujeva.  

Kurse katër projekte të tjera fituese janë nga organizatat që veprojnë në 4 nga këto komuna. Kjo është vala e dytë e granteve, ndërsa Komisioni Evropian ka bërë të ditur së shpejti do të shpallet konkursi për valën e tretë e granteve për zhvillim