Lajme
Procesi zgjedhor po rrjedh pa incidente serioze
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ora 07:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet (889 qendra) të cilat do të mbesin të hapura deri në pra 19:00 në mbrëmje

Të gjitha vendvotimet në Kosovë janë hapur me kohë dhe zgjedhjet po zhvillohen në mënyrë të rregullt. Ndërkohë mediat nga Prishtina raportojnë edhe nga vendet ku kanë votuar krerët e koalicioneve garuese, presidenti i vendit, kryeministri në detyrë etj.
Marrë në përgjithësi procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme, thonë ata që mbikëqyrin këtë proces.
Kështu, Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim, ka thënë se procesi zgjedhor është duke ecur pa incidente serioze. Megjithatë ai ka numëruar disa shqetësime të vogla, në dy qendra votimi në Prishtinë dhe në një të tillë në Prizren, njofton Klan Kosova.
Në shkollën ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë është parë prania e militantëve të dy koalicioneve, të cilët fillimisht janë prezantuar si vëzhgues. Në shkollën ‘Luaciano Matroni’ në Prizren një person është lejuar të votojë megjithëse e ka pasur gishtin të shënuar me sprej. Në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë një person ka qëndruar me pretekstin se është i autorizuar.
Sot në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjashtat në demokracinë e pasluftës, në të cilat mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote, do të vendosin se kush do ta drejtojë Qeverinë e Kosovës në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do t’i zgjedhin 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Ndërsa zgjedhjet po vëzhgohen nga mbi 29 mijë vëzhgues nga partitë politike, organizatat joqeveritare, nga Bashkimi Evropian si dhe ambasadat e akredituara në Prishtinë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ora 07:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet (889 qendra) të cilat do të mbesin të hapura deri në pra 19:00 në mbrëmje.
Në këto zgjedhje tashmë kanë votuar edhe liderët institucionalë, dhe ata të partive politike.
Presidenti Hashim Thaçi pasi ka votuar, ka theksuar se këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Kosovës.
“Janë zgjedhje të rëndësishme për shtetin e Kosovës, për kultivimin e demokracisë afirmimin e shtetit tonë, të konsolidimit dhe forcimit të institucioneve të ardhshme të Republikës së Kosovës. Ftoj qytetarët pa dallim partie politike, etnie, që të dalin në zgjedhje masovikisht dhe të votojnë për të ardhmen e tyre”, ka theksuar Thaçi.
Ndërsa i nominuari për kryeministër nga koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativa, Avdullah Hoti, pasi hodhi votën në kuti, u bëri thirrje të gjithë kosovarëve që të dalin sa më masovikisht në këto zgjedhje.
“Këto zgjedhje janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Unë ftojë të gjitha ata që të janë involvuar në këtë proces zgjedhor të respektojnë rregullat. Ftoj qytetarët që të votojnë, sepse kjo është një e drejtë kushtetuese për të vendosur për të ardhmen e vet dhe të familjes së tyre”, theksoi Hoti.
Edhe i nominuari për kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, bëri thirrje për votim, duke besuar se në këto zgjedhje ata që fitojnë janë qytetarët e vendit.
“Sot iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të votojnë, vota ka rëndësi, ky vendim i sotëm e ka rëndësinë e vet katër vite të shfrytëzojnë votën vetë…Fitorja më e madhe është që të gjithë qytetarët sot vendosin për veten, për fatin e vet, dhe iu bëjë thirrje të gjithëve me dal me votu me vendos për fatin e vet”, tha ai.
I pyetur se a do ta pranojnë rezultatin çfarëdo që është, Haradinaj tha se gjithsesi që do ta pranoj rezultatin cili do që është, sepse qytetari është ai që vendos sovranin. “Gjithsesi që po, i ftojë të gjithë qytetarët që të votojë, sot është] qytetari ai që e vendos sovranin”, tha ai
Kurse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri tha se kjo ditë është jashtëzakonisht e rëndësishme për demokraci në Kosovë.
“Për Republikën e Kosovës në përgjithësi që sa ma shumë qytetarë të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor duke e ditur rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve , duke e ditur po ashtu rëndësinë e jashtëzakonshme që qytetarët e Republikës të marrin pjesë aktive në vendimmarrjen në Republikë dhe zgjedhjet janë format se si ata e përcaktojnë faktin e kësaj Republike , mënyrën se si ajo do të qeveriset dhe vullnetin e tyre politik se çfarë republike dhe në çfarë shteti duam të jetojmë”, tha Ymeri.
Procesin zgjedhor po e vëzhgojnë edhe koalicioni Demokracia në Veprim, por edhe ambasadorët e shteteve më me ndikim në Kosovë.
Greg Delawie, ambasadori amerikan në Prishtinë, tha se Kosova mund t’i tregojë Ballkanit dhe botës se si duhet të zhvillohet një proces zgjedhor. “Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie, i cili është duke vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.
Kjo ambasadë ka shpërndarë katër ekipe për të përcjellë procesin zgjedhor në gjithë Kosovën.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë Rreth 630,000 persona të moshës pesë vjeç e lart në Austri nuk dinë të notojnë, njoftoi...
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?