Lajme
Franca dhe Holanda, me ritmet më të ulëta të vaksinimit
Në shtetet e Bashkimit Evropian ka nisur imunizimi i popullsisë ndaj COIVID-19. Por procesi i vaksinimit në shtetet të ndryshme po funksionon me ritme të ndryshme.
Nga ana tjetër, Izraeli dhe Britania e Madhe janë shtetet, të cilat kanë administruar më mirë dhe më shpejt pjesën më të madhe të vaksinave.
Sipas të dhënave nga Euronews, Franca dhe Holanda renditen ndër shtetet më të ngadalta në procesin e vaksinimit, përcjell Albinfo.ch.
Në 21 dhjetor Agjencia Evropiane e Barnave miratoi vaksinën e ‘Pfizer’ dhe më 27 dhjetor nisi unanimisht procesi i vaksinimit. Brukseli ka arritur marrëveshje me shumë kompani dhe ka siguruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar 450 milionë njerëz brenda bllokut.
EMA pritet të autorizojë përdorimin e vaksinës ‘Moderna’ më 6 janar.
Deri më tani, mes vendeve të BE-së, Danimarka ka nivelin më të lartë të vaksinimit. Më shumë se 45.800 nga 5.8 milionë banorë janë injektuar deri më 2 janar.
Edhe Gjermania ka shpërndarë pjesën më të madhe të dozave të vaksinës. Sipas Institutit Robert Kock, deri më 1 janar janë shpërndarë më shumë se 188.500 vaksina. Më pas renditen Kroacia dhe Portugalia, të cilat ndiqen nga Italia dhe Polonia, që aktualisht kanë norma prej rreth 0.13 doza vaksinimi për 100 banorë.
Italia, vendi më i prekur në Evropë deri më tani ka vaksinuar mbi 79.000 njerëz. Austria, Bullgaria dhe Rumania kanë një normë të ngjashme vaksinimi – 0,07 doza për 100 banorë.
Bukureshti ka shpërndarë 13.200 doza, Vjena 6.000 dhe Sofja 4.739. Estonia ka vaksinuar pak më pak se 2.500 njerëz. Athina dhe Helsinki kanë shpërndarë secila 3.001 dhe 1.767 doza vaksinash.
Qeveria e Francës është kritikuar për ritmin e ngadaltë të vaksinimit, me vetëm 352 nga 67 milionë banorë që morën dozën e parë deri më 31 dhjetor. Autoritetet kanë premtuar të përshpejtojnë ritmin. Dhe, në fund Holanda do të fillojë fushatën e saj të vaksinimit më 8 janar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










