Lajme

Procedura të shpejta të azilit për vendet e Ballkanit

Gjermania ka hequr të gjitha kushtet dhe privilegjet për azilkërkuesit e rrejshëm nga Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit

Këto rregulla të reja janë bërë me ndryshimet e Ligjit që rregullon azilin, të hartuar nga ministria e brendshme gjermane.

Ligji do të vlejë për azilkërkuesit nga Maqedonia,Serbia, Bosnja – Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe se ai do të miratohet në procedurë të shpejtuar gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

Gjermani nga viti 2010 është përfshirë nga fluksi i madh i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, me hyrje në fuqi të liberalizimit të vizave. Maqedonia dhe vendet e tjera të Ballkanit janë përfshirë në kategorinë e vendeve “me prejardhje të sigurt”, transmeton INA.

Me këto masa, 99.9 për qind e azilkërkuesve do të refuzohen pa ndonjë procedurë të zgjatur dhe se për një javë do të kthehen në shtëpitë e tyre,

Edhe Zyra Federale për Migracion (BFM) e Zvicrës aplikon nga viti i kaluar procedura të shpejta të azilit për azilkërkuesit nga Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia dhe Shqipëria. Që atëherë numri i kërkesave për azil nga Serbia, Bosnja dhe Maqedonia është zovogëluar dukshëm.