Lajme
Problemi është në Kosovë, jo në Hungari
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorant Balla tha se policia hungareze nuk mund të kontrollojë secilin metër të kufirit, prandaj fajtori, siç tha ai, gjendet në Kosovë
Edhe sonte qindra kosovarë e kanë lëshuar vendin duke ikur me autobus në drejtim të Beogradit me synim BE-në. Imigrantët kosovarë po kalojnë në Hungari, gati pa u “vërejtur” nga autoritetet e Budapestit, ndërsa ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Lorant Balla tha se problemi nuk është në Hungari, por në Kosovës.
Balla ka thënë se autoritetet Hungareze të kufirit nuk kanë mundësi ta kontrollojnë secilin metër të kufirit, prandaj fajtori gjendet në Kosovë.
“Kufiri është me pyje, me përrua, toka pjellore, prandaj në çdo 100 metra ta fusim nga një polic, do të jenë 1000 policë. Ne nuk jemi në gjendje që t`i pengojmë. Nëse Kosova nuk e pengon, atëherë Hungaria si ta pengoj”, ka deklaruar aamasadori hungarez në Prishtinë, Lorant Balla.
Ai ka sugjeruar për autoritetet kosovare që të kontrollojnë linjat e autobusëve që transportojnë qytetarë drejt Serbisë.
Diplomati hungarez është ndjerë i shqetësuar në numrin e madh të kosovarëve që po kalojnë në Hungari. Ai tha se janë mbi 20 mijë kosovarë që kanë kaluar nëpër duart e autoriteteve hungareze, ndërsa kufirin Serbi-Hungari, siç tha ai, e kanë kaluar edhe shumë më shumë kosovarë.
“Me siguri shifra reale është më e lartë se numri i azilkërkuesve mund të themi që i bie 40 mijë -50 mijë” citon RTK ambasadorin Balla, sipas të cilit, këta kosovarë që po e kalojnë kufirin ilegalisht nuk do të mund t’i realizojnë synimet e veta.
“’Nëse jo 100 për qind, 99 për qind do të kthehen në Kosovë, nëse jo nesër pas një muaji pas dy muajve dhe si do të kthehen do të figurojnë në një listë që e ndalojnë hyrjen e tyre në Evropë për disa vite. Do të kenë një borxh se strehimoret nuk janë falas pastaj edhe transporti nuk është falas”, deklaroi ai.
Ndryshe, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë marrë një iniciative për të dal në terren dhe për t’i bindur qytetarët që mos të emitojnë.
Në një komunikatë nga Presidenca e Kosovës, thuhet se presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, së bashku me bartësit e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, biseduan për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së migrimit ilegal, përmes vetëdijesimit të qytetarëve të Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














