Lifestyle
Problemet shëndetësore detyrojnë Mariah Carey të anulojë koncertet
"Doktorët më kanë urdhëruar më shumë ditë pushim para se të shkoj në New York për turneun për Krishtlindje. Teksa ky lajm më zhgënjeu, jam falënderuese për përkrahjen nga ju"
Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey, ka njoftuar se do të pushojë nga koncertet edhe në sezonën e festave.
47-vjeçarja ka thënë se këtë po e bën për shkak të urdhrit të doktorit.
“Shpresoj që të gjithë po kalojnë Ditën e Falënderimeve me më të dashurit e tyre. Është mirë të kujtoni për atë që jemi… Unë si të gjithë, jam falënderuese për shëndetin tim… për të cilin më duhet pak kohë të jem më mirë. Doktorët më kanë urdhëruar më shumë ditë pushim para se të shkoj në New York për turneun për Krishtlindje. Teksa ky lajm më zhgënjeu, jam falënderuese për përkrahjen nga ju – kjo vlen sa bota për mua! Shihemi së shpejti nga skena!”, ka shkruar ajo në Instagram, transmeton Albinfo.ch.
Carey në fund të muajit nëntor ka pasur të mbajë koncerte në SHBA, para se të mbajë edhe tri koncerte në Evropë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









