Kosova
Pro Real Estate i bën më të lehta investimet e diasporës në Kosovë, me prezencë në Aeroportin e Prishtinës
Në një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes mes diasporës së Kosovës dhe atdheut të tyre, Pro Real Estate vendos praninë e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për të ofruar një burim të sigurt informacioni për bashkatdhetarët dhe klientët që kërkojnë mundësi për të investuar në patundshmëri në Kosovë. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative qëndron në informimin dhe udhëzimin e diasporës për shërbimet ekskluzive që ofron Pro Real Estate dhe adresimin e të gjitha kërkesave, përfshirë opsionet e ndryshme të pronave nga një data bazë me mbi 10,000 prona të listuara, deri tek strategjitë e e investimit.
Kjo nismë pritet të zbusë shqetësimet dhe paqartësitë që diaspora ka pasur më parë sa i përket investimeve në pasuri të paluajtshme në Kosovë, duke u ofruar bashkatdhetarëve një platformë të besueshme për investime, me synim të ndërtimit të një ure të fortë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës.
E themeluar në vitin 2014, Pro Real Estate është kompani lider në tregun e patundshmërive në Kosovë. Me një ekip prej 58 profesionistësh të specializuar, të organizuar në departamente të ndryshme, për të ofruar zgjidhje për kërkesat unike të klientëve, me fokus ofrimin e shërbimeve profesionale dhe një përvoje pozitive për diasporën, duke ndërtuar marrëdhënie të forta dhe lidhje afatgjata.
Pro Real Estate mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit të saj për ritjen dhe mirëqenien e komunitetit. Duke vazhduar lidershipin në tregun e patundshmërive në Kosovë dhe rajon, dhe zgjerimin në industri të reja, së fundi ata kanë themeluar fondacionin “Trust Circle Foundation”, me fokus bashkëpunimin me organizata të ndryshme për të mbështetur kauza të tilla si fëmijët pa kudjes prindëror, fëmijët me nevoja të veçanta dhe individët që luftojnë me varësinë ndaj substancave narkotike dhe alkoolit.
Prania e Pro Real Estate në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, qëndron si simbol i një të ardhmeje më të mirë për investime të sigurta në atdhe, duke kontribuar në rritjen dhe prosperitetin e Kosovës.
Mos hezitoni, ndani pak kohë dhe vizitoni shtandin e Pro Real Estate ne Aeroportin “Adem Jashari”, pajisuni me fletushka dhe broshura dhe këshillohuni për të gjitha pyetjet që keni rreth tregut të patundshmërisë në Kosovë.
Për më shumë informacion vizitoni:
Facebook: Pro Real Estate
Instagram: pro.realestate
Apo kontaktoni direkt Pro Real Estate në:
Tel: +383 44 888 444
Email: [email protected]
/Shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














