Lajme
Prizreni, zonë e lirë ekonomike
Prizreni njihet si një prej qyteteve më atraktive për të jetuar dhe zhvilluar biznes. Lidhja me Shqipërinë dhe Maqedoninë e bënit veçantë këtë qytet, tha kryeministri Thaçi
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që komunën e Prizrenit ta shndërrojnë zonë të lirë ekonomike, ndërsa Aeroportin e Gjakovës t’ia jap në shfrytëzim dhe mirëmbajtje komunës së Gjakovës. Këto dy komuna të Rrafshit të Dukagjinit, kanë përfituar edhe nga pozita gjeografike që kanë.
Kryeministri Hashim Thaçi tha se qyteti i Prizrenit njihet si një prej qyteteve me një biznes aktiv, dinamik dhe rezultativ, që i ka dhënë shumë ekonomisë edhe në Prizren, por edhe më gjerë, në Kosovë dhe në rajon.
“Prandaj në bazë të konsultave, debatit dhe dialogut që e kemi zhvilluar me komunitetin e biznesit dhe me qytetarët në Prizren, në bazë të nevojës dhe interesit të komunitetit të biznesit, që të kenë hapësirë dhe mundësi më të mirë të të bërit biznes, është vendosë që Komunë e Prizrenit të jetë zonë e lirë ekonomike”, tha Thaçi.
Ai tha se në këtë vendim është marrë parasysh edhe joshja dhe krijimit të kushteve më të mira për investitorë të jashtëm, pasi që Prizreni është pozitën më të përshtatshme gjeografike për të bërë biznes në rajon.
Kryeministri kosovar përmendi disa nga veçoritë që ia ka Prizreni, duke i josh edhe investitorët e huaj, por edhe diasporën që të vijnë dhe investojnë këtu.
“Prizreni është qyteti më atraktiv për jetuar në hapësirat shqiptare, ka lidhje me autostradën e kombit që na mundëson qasje të lehtë në portet e Durrësit dhe Shën Gjinit, afërsia me Shqipërinë dhe Maqedoninë, afërsia me qendrën, më atraktive në rajon, të skijimit në Brezovicë etj”, deklaroi Thaçi
Ndërkaq me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar, është themeluar Ndërmarrja Publike Qendrore “Aeroporti i Gjakovës” e cila do ta ketë në pronësi, do të menaxhojë, operojë dhe do ta mirëmbajë Aeroportin e Gjakovës.
Ndryshe, Aeroporti i dytë më i rëndësishëm në Kosovë është ai i Gjakovës, i cili deri më tani është shfrytëzuar vetëm për nevoja ushtarake nga KFOR-i Italian. Këta të fundit aeroportin ia kaluan nën shfrytëzim autoriteteve komunale. KFOR-i italina ka investuar në këtë aeroport rreth 10 milion euro.
Në mesin e aseteve të lëna në këtë aeroport është edhe Kulla e Kontrollit me të gjitha pajisjet e nevojshme. Aeroporti i Gjakovës mund të përdoret për fluturime “cargo” apo bartje mallrash dhe për shfrytëzim nga agjencitë që ofrojnë bileta të lira.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










