Lajme
Prizren, plaçkitet e vdekura në spital
Nipi Shqiprim Himaduna, nga Prizreni, është duke ndier dhimbje të dyfishtë për tezën e tij 55-vjeçare, tashmë të ndjerë.
Ai vuan pse ajo ka vdekur relativisht e re, e në anën tjetër pse ajo ishte plaçkitur për së vdekuri.
E ndjera, pas dhimbjeve të mëdha që kishte pasur si pasojë e sëmundjes nga kanceri i gjirit, nga i cili kishte dy vite që po vuante, ishte drejtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit “Prim. Dr. Daut Mustafa”.
Nipi i tij tregon se tezja e tij kishte qenë e pamartuar dhe kishte jetuar e vetme në qytetin e Prizrenit.
Ajo, e vetme kishte shkuar atë ditë edhe në spital. Pasi që kishte marrë ndihmën e parë në Emergjencë, e kishte lajmëruar përmes telefonit motrën e saj, duke i kërkuar që ta vizitonte në spital, ngase ajo ishte në gjendje të rëndë.
“Unë dhe nëna shkuam në spital e më pas doktorët vlerësuan se ajo duhet të dërgohet në Repartin e Internos. Pasi që u vendos aty, mjekja që e pranoi bëri të ditur se duhet të blihen disa ilaçe për tezen, ngase ato nuk i posedonin në spital”, rrëfen ditën e 26 shkurtit, Shqiprimi.
Aty tezja e Shqiprimit i kishte nxjerr 300 euro nga xhepi dhe i kishte ndarë nga to 10 euro, duke ja dhënë atij, t’ia blinte barnat që i nevojiteshin për terapi. Më pas Shqiprimi dhe nëna e tij, i kishin sjellë asaj nga shtëpia edhe disa gjëra personale, si peshqir, batanije, gota dhe pasi që ishin siguruar se gjendja e saj ishte qetësuar ishin kthyer në shtëpi.
Të nesërmen, më 27 shkurt, në orën nëntë të mëngjesit, spitali e kishte lajmëruar familjen e Shqiprimit se A. Kajkushi kishte ndërruar jetë në pesë të mëngjesit, ndërkaq trupin e saj të pajetë e kishin dërguar në morgun e spitalit në orën shtatë.
“Atëherë nëna ime shkoi në spital. Por kur erdhi puna t’i merrte gjërat personale të tezes, aty gjeti vetëm një qese me librezën e ndihmës sociale të cilën ajo e merrte, dhe batanijen e gjërat që ia dërguam ne”, tregon Shqiprimi.
Tezes, sipas tij po i mungonin paratë dhe telefoni mobil i tipit “Nokia”. /kohaditore&albinfo/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









