Lajme
Privilegjet e deputetëve – antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese për këtë arsye konkludon se disa nga privilegjet e deputetëve shkelin dispozitat kushtetuese
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të kërkesës së Avokatit të Popullit i Republikës së Kosoves, i cili kërkonte anulimin e nenit 14 paragrafit 1.6, si dhe te neneve 22, 24, 25 dhe 27 te Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit.
Avokati i Popullit pretendonte se Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjesitë e Deputetit përmban dispozita që “u mundësojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të realizojne pensione që janë më të favorshme se çdo përfitim tjetër pensional për qytetarët e tjerë, dhe se ato dispozita nuk janë në perputhje me parimet kushtetuese të barazisë, sundimit të ligjit, mosdiskriminimit dhe drejtësisë sociale”.
Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi që janë analizuar ligjet, rregulloret dhe dispozitat kushtetuese vendore në fuqi, pasi janë analizuar edhe legjislacionet në praktikat botërore dhe pasi që janë marrë parasysh edhe vendimet e gjykatave kushtetuese të vendeve tejra në lidhje me çështjet të ngjashme, është konkluduar se kërkesa e Avokatit të Popullit është e pranueshme dhe se disa nga privilegjet e deputetëve shkelin dispozitat kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese për këtë arsye konkludon se:
Neni 14, paragrafi 1.6, neni 22, neni 24, neni 25 dhe neni 27 i Ligjit per te Drejtat dhe Përgjegjësite e Deputetit Nr. 03/L-111, i 4 qershorit 2010, nuk janë në pajtim me nenet 3.2, 7 dhe 74 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;
Konsideron që neni 14, paragrafi 1.6, neni 22, neni 24, neni 25 dhe neni 27 i Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit Nr. 03/L-111, i 4 qershorit 2010, janë të pavlefshme dhe pa fuqi ligjore;
Konsideron që dispozitat e Urdhrit të përkohshem të Gjykatës, të 18 tetorit 2011, me te cilin pezullohet zbatimi i nenit 14, paragrafit 1.6, nenit 22, nenit 24, nenit 25 dhe nenit 27 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit Nr. 03/L-111, te 4 qershorit 2010, dhe më së voni i vazhduar me 20 tetor 2011, bëhet Urdhër i përhershem i Gjykatës;
Urdhëron që ky Aktgjykim t’u dërgohet palëve dhe, në pajtim me nenin 20-4 të Ligjit, të publikohet në Gazetën zyrtare;
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











