Kosova

Pritjet vazhdojnë në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Gjatë ditës së sotme pritjet e gjata po vazhdojnë në vendkalimet kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar, pritjet po zgjasin deri një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, ku kolonat arrijnë deri 150 metra, përcjell albinfo.ch.

Në Merdar pritjet zgjasin deri një orë e gjysmë, teksa kolona është deri 1200 metra.

Sa u përket pikave të tjera kufitare, nuk janë regjistruar kolona as pritjet të gjata.

Gjendja e pikave kufitare: https://mpb.rks-gov.net/