Kosova

Pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova

Deri në 200 minuta pritje për të dalë nga Kosova. Këto janë të dhënat e funfit që vijnë nga pikëkalimi kufitar mes Kosovës e Serbisë në Merdar.

Më pak pritje raportohen tek pika kufitare te Dheu i Bardhë ku pritjet zgjasin deri në 80 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje raportohen edhe në pikën kufitare në Muçibabë. Për hyrje në Kosovë pritja është deri në një orë, derisa për të dalë pritjet janë deri në 70 minuta.