Kosova
Pritje e ngrohtë për kryetarin e Skenderajt në “qytetin e trëndafilave”, Rapperswil-Jona
Në qendër të takimit të dy kryetarëve është këmbimi i përvojave në veçanti nga organizimi administrativ, zhvillimi i komunave përkatëse dhe sigurisht, arsimi
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, është duke zhvilluar një vizitë në Komunën Rapperswil-Jona të Kantonit St.Gallen të Zvicrës. Ai është pritur nga kryetari i kësaj komune, të dytës për nga madhësia në kanton, Martin Stökling dhe stafi i tij.
Jashari, i cili prej afër një viti drejton Skenderajn si kryetar jashtëpartiak, në këtë vizitë është shoqëruar nga drejtori për arsim në komunën e tij, Bekim Latifi, konsulli në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, Visar Rrecaj etj.
Ndërsa në pritjen te kryetari, në selinë e tij në qendrën historike të qytetit të vjetër të Rapperswilit kanë qenë të pranishëm edhe Akenbut Iballi dhe Naim Zeqiri, krerë të shoqatës “Pro Kosova”, e cila ka qenë iniciatore e zhvillimit të këtij takimi, si dhe Don Marjan Demaj, kryefamullitar në famullinë e regjionit Sargans të Kantonit St. Gallen, shkruan albinfo.ch nga vendi i ngjarjes.
Në qendër të takimit të dy kryetarëve është këmbimi i përvojave në veçanti nga organizimi administrativ, zhvillimi i komunave përkatëse dhe sigurisht, arsimi.
Fuzionimi i bërë para dhjetë vitesh i komunave Rapperswil dhe Jona është nënvizuar nga kryetari mikpritës si një hap i mençur dhe është dëshmuar tashmë në praktikë si veprim pozitiv. Edhe mysafiri nga Kosova ka shprehur interesim lidhur me strukturën administrative të komunës Rapperswil-Jona. Ky qytet, i cili pas bashkimit numëron 27 mijë banorë, njihet edhe për bukurinë që e karakterizon, falë shtrirjes së tij buzë liqenit të Cyrihut, kështjellës impozante dhe qendrës historike. Ndryshe, Rapperswili njihet si “qytet i trëndafilave”.
Delegacioni i kryesuar nga kryetari Jashari do të vizitojë pasditen e sotme edhe Shkollën e Lartë Teknike të Rapperswilit dhe një ndërmarrje ekonomike.
Në pritjen e bërë fillimisht në oborrin e ndërtesës së komunës, në një bashkëbisedim spontan mes dy kryebashkiakëve, nuk u anashkalua edhe segmenti më aktual i marrëdhënieve të ngushta Zvicër-Kosovë, gjegjësisht zhvillimet interesante lidhur me pjesëmarrësit me prejardhje shqiptare të Kombëtares zvicerane të futbollit.
Në këtë atmosferë, kryetari i Skenderajt, në një gjermanishte solide, i tha homologut të tij se suksesi i fundit i Zvicrës ka qenë më emocionuesi për të dhe shqiptarët në përgjithësi, pas fitoreve të kombëtares shqiptare ose asaj kosovare, shkruan albinfo.ch. Edhe mikpritësi i tij shprehu kënaqësinë me integrimin e gjithanshëm të kosovarëve në Zvicër, i cili pasqyrohet më së miri me lojtarët shqiptarë me prejardhje nga Kosova në Nati-n zviceran.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













