Kosova
Pritet shtrenjtimi i rrymës për 14 për qind në Kosovë
ZRRE: Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14 për qind
Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sërish kanë paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Kryesuesi i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka thënë për KosovaPress se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet e tjera relevante, përcjell albinfo.ch.
Por, sipas tij, në rast se ka komente të arsyeshme që e kundërshtojnë atëherë nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë.“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji të shndërrohet në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind.
Ne duhet edhe një herë t’i shqyrtojmë komentet, pastaj dalim me përgjigje ndaj këtyre komenteve me një raport final, e pastaj shndërrohet në vendim…. Nëse ka komente të arsyeshme mund të mbetet i njëjti vendim”, ka deklaruar Fejzullahu. Ky propozim për shtrenjtim, sipas kryesuesit Fejzullahu, ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.
Ai ka treguar edhe kërkesën e kompanisë KESCO, me ç’rast ka thënë se propozimi i tyre për shtrenjtim të tarifave të energjisë ka qenë rreth 50 për qind.“Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta… Por, kryesore tani është se çmimet prapë kanë mbetur mbi 250 euro për një megavat orë energji…., ka theksuar ai.
Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë më parë edhe KMDLNJ.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













