Kosova
Pritet që tre të akuzuarit për rastin “Banjska” të deklarohen rreth fajësisë
Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë pritet që sot (e mërkurë) të mbahet seanca fillestare ndaj tre, prej 45 të akuzuarve, për sulmin terrorist në Banjskë.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq pritet të deklarohen sot rreth fajësisë, pasi seanca e 27 shtatorit ishte ndërprerë me kërkesë të mbrojtjes së tyre, me arsyetimin se i kanë pranuar me vonesë shkresat e lëndës.
Në atë seancë Themelorja njoftoi se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme për t’i kërkuar opinion nëse në rastin “Banjska” mund të aplikohet gjykimi në mungesë, edhe për pjesën tjetër të të akuzuarve që kishte ikur.
Më 11 shtator Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit (ish-nënkryetar i Listës Serbe) dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë. Si rezultat i dhunës së përdorur u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.
45 të akuzuarit ngarkohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarja e parave”.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













