Lajme
Pritet që 30.000 refugjatë ukrainas në muaj të kërkojnë azil në Zvicër
Rreth 29,000 veta nga Ukraina deri më tani kanë aplikuar fizikisht për statusin e azilit S. Ndërsa 6000 aplikime të tjera janë pranuar online
Ekspertët federalë për luftën në Ukrainë, në një konferencë mediale kanë dhënë informacione në lidhje me këtë temë, respektivisht implikimin e Zvicrës, shkruan srf.ch.
Ata kanë njoftuar se rreth 29,000 veta nga Ukraina deri më tani kanë aplikuar fizikisht për statusin e azilit S. Ndërsa 6000 aplikime të tjera janë pranuar online, transmeton albinfo.ch. 21,000 refugjatë kanë marrë tashmë statusin e mbrojtjes.
Në përgjithësi, supozohet se rreth 30,000 njerëz që kërkojnë mbrojtje mbërrijnë në Zvicër çdo muaj.
Në kantone, aktualisht ka rreth 5000 vende të lira për refugjatët.
“40 për qind e refugjatëve nga Ukraina janë të strehuar në familjet pritëse”, thotë Miriam Behrens, drejtoreshë e organizatës për ndihmë refugjatëve (SFH). Përveç në familjet zvicerane, kjo praktikohet edhe te të afërmit që tashmë jetojnë në Zvicër. Po kështu ka mjaft refugjatë nga Ukraina, të cilët janë duke kërkuar për familje pritëse në Facebook ose në portale të tjera.
Zvicra tani është duke shqyrtuar mundësitë për të miratuar paketën e pestë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














