Lajme
Konfirmohet befasia e zgjedhjeve, BESA aktualisht prinë përball BDI-së
Sipas rezultateve paraprake jozyrtare, gara në bllokun politik shqiptarë është duke u zhvilluar në mes BDI-së dhe koalicionit, Rilindje me Besë
Rezultatet nga 18 për qind e votave të numëruara nga Komisoni Qendror të Zgjedhjeve konfirmohet befasia e këtyre zgjedhjeve duke dominuar koalicioni Rilindje me Besë.
Në nivel vendi rezultate parprake flasin se VMRO-DPMNE prinë me 40.7 për qind për dallim prej LSDM-së që ka aktualisht vetëm 35 për qind. Në bllokun shqiptar koalicioni Rilindje me Besë prinë me 7.14 për qind për dallim prej BDI-së që ka aktualisht 6.93 ndërsa PDSH me 3.32 për qind.
—————————–
Në ora 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Maqedoni, ndërsa nga numri i pjesshëm i votave, po shihet befasi në këto zgjedhje. Sipas rezultateve paraprake jozyrtare, gara në bllokun politik shqiptarë është zhvilluar në mes BDI-së dhe koalicionit, Rilindje me Besë.
Informatat e para flasin dhe për një numër të konsiderueshëm që ka shkuar edhe për LSDM. Ndërsa mësojmë se në fshatin Brezë në Malësinë e Shkupit, që njihej si bastioni i BDI-së, LSDM ka befasuar opinionin duke marrë më shumë vota se BDI-ja.
Në Tetove, fshati Poroj prinë Rilindje me Besë – 471; PDSH 395; BDI 274; Aleanca për Shqiptarët 218 LSDM 86. Në fshatin Tearcë: BDI 80, PDSH 65, Rilindje me Besë 44, LR-PDSH 27, LSDM 14, PPD 1, VMRO 1.
Tetovë, fshati Përshefcë; BDI-382 vota; PDSH – 297 vota; Rilindje me Bese – 211 vota, Aleanca për Shqiptarët – 157; LSDM – 72 vota. Në Nerasht vendvotimi 2030, BESA 202; BDI 91; PDSH 22; Aleanca për Shqiptarët 11; LSDM 5
Shkup, fshati Brezë: 108 vota për LSDM; 92 BDI; 39 PDSH; 18 Besa dhe 14 Ziadin Sela. Në Studençan prinë Besa me 1500 vota duke lënë pas LSDM-në me 1300. PDSH ka marrë 900 vota; BDI 800 dhe Ziadin Sela 400.
Po ashtu befasi duket se ka edhe në Haraçinë, fshatin më të madh të Shkupit, kua atje po prinë LSDM e Zaevit. Në këtë fshat për çudi nuk ka asnjë qytetarë të nacionalitetit maqedonas, që i bije se shqiptarët kanë mbështetur liderin opozitar maqedonas, Zoran Zaev.
Ndryshe, në këtë zgjedhje është vërejtur një organizim më i madh i qytetarëve për të votuar. Sipas njoftimeve, më shumë se 65 për qind e qytetarëve me të drejt vote kanë marrë pjesë në votime.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













