Kosova

Prishtinë: Pamje brenda zyrave të djegura në IML

Sot në mëngjes ndërtesa e Institutit të Mjekësisë Ligjore është kapluar nga zjarri.

Dyshohet se janë djegur zyrat e ish-drejtorit të IML-së, Arsim Gërxhaliu dhe zëvendësdrejtorit Ditor Haliti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Sipas tyre, nuk ka persona të lënduar nga zjarri.

Ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimin e rrethanave që kanë shkaktuar zjarrin në këtë objekt.