Kosova
Prishtinë: Organizohet protestë për hapjen e rrugës “George Bush”
Qytetarët e kryeqytetit të Kosovës kanë organizuar protestën që pritet të zhvillohet më 14 janar, për shkak të mbylljes së rrugës “George Bush” në Prishtinë.
Përmes njoftimit në rrjetin social “Facebook” u bëhet thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës të organizuar me kërkesën për hapjen e kësaj rruge, ndërsa thuhet se në lidhje me këtë është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Pas mbylljes së rrugës, kemi përballur një problem të vazhdueshëm me trafikun dhe kolonat e gjata që kanë shkaktuar ndërprerje në qarkullim. Protesta jonë është e organizuar në mënyrë paqësore dhe e ligjshme për të shprehur nevojën tonë për të hapur këtë rrugë të rëndësishme për qytetarët e lagjes. Data e protestës është 14 janar 2024, ku pritet të mblidhemi në pikën e mbylljes së rrugës ‘George Bush’ në shenjë solidariteti dhe thirrje për veprime. Protesta do të fillojë në orën 12:00 dhe do të mbahet në mënyrë paqësore. Me këtë njoftojmë autoritetet komunale dhe Policinë e Kosovës për protestën tonë paqësore”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, rruga “George Bush” është mbyllur në dhjetor të vitit 2022, për qarkullim të automjeteve dhe është kthyer në shesh me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









