Lajme
Prishtinë, hapet tregu i parë mobil
“Sa më shumë që të shesin prodhuesit vendorë, aq më shumë do të kemi kapacitet ekonomik dhe aq më shumë do të krijojmë vende të punës”, deklaroi Shpend Ahmeti
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, e kanë promovuar tregun e parë mobil në kryeqytet, ku do të shiten prodhimet e bujqve vendorë dhe atyre të rajonit. Ky treg u hap në qendër të Prishtinës afër objektit të komunës, në sheshin “Adem Jashari”.
Ky projekt, siç u tha në prezantim, kap vlerën prej 479 mijë eurosh dhe është investim i kombinuar, ndërmjet Zyrës së Bashkimit Evropian e cila ka dhuruar 80 për qind të fondeve dhe Komunës së Prishtinës që participuar me 20 për qind.
Christof Stock, shef i sektorit për bashkëpunim në zyrën e BE-së, u shpreh shumë i lumtur me hapjen e këtij tregu të parë mobil, që ndikon në pasimin e produkteve vendore në qeder të Prishtinës. Ai e përmendi se diku rreth 1200 fermerë nga regjioni do të përfshihen drejtpërdrejtë në implementimin e këtij projekti.
Në fund ai i ftoi qytetarët që të blejnë produktet e freskëta, kualitative dhe ekologjike vendore, që do të ofrohen në këto tregje.
Ndërkaq, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duke iu drejtuar të pranishmëve tha se tregu mobil nuk ka vetëm bukuri estetike, por e ka rëndësinë e madhe ekonomike, sepse kur përmenden prodhimet vendore nuk flitet për to vetëm nga prizmi i nacionalizmit sentimental, por ka sens ekonomik.
“Sa më shumë që të shesin prodhuesit vendorë, aq më shumë do të kemi kapacitet ekonomik dhe aq më shumë do të krijojmë vende të punës”, deklaroi Ahmeti.
Duke folur për kontributin e Komunës në ndihmë fermerëve, ai tregoi se si Komuna e Prishtinës ditë më parë ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Austriake për Zhvillim për ofrim të granteve për fermerë, ndërkaq me këtë projekt po iu ofrohet edhe mundësia e shitjes së prodhimeve të tyre në disa lagje të qytetit.
Shpend Ahmeti shpjegoi se ky projekt nënkupton 100 tezga mobile, të cilat do të vendosen tri herë në javë në tri lagje të qytetit, pra nga 33 për lagje. “Në këtë mënyrë ne po ja ofrojmë qytetarit që prodhimin e freskët vendor ta blejë në lagjen e vet”, tha deklaroi Ahmeti.
Në fund Ahmeti shprehi kënaqësinë që në këtë projekt po marrin pjesë jo vetëm fermerë nga Prishtina, por nga regjioni, e si rast i përmendi fermerët edhe nga Graçanica, e cila është banuar me serbë, si shembull se si bëhet integrimi socio-ekonomik i pakicave.
Tregu mobil, ka qenë plan i fushatës zgjedhore të kryetarit Shpend Ahmeti. Ai madje ka propozuar treg të gjelbër në çdo lagje.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













