Ekspozita
Në Prishtinë hapet “Ekspozita Botërore e Fotografisë”
Në këtë garë pjesëmarrës ishin mbi 78 mijë fotografë nga 129 vende të ndryshme të botës
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, sot (05.03.20), do të hapet ‘Ekspozita Botërore e Fotografisë’. Ekspozita në fjalë ka bërë gjiro nëpër qytete të ndryshme të botës, për tu ndalur në Kosovë për të shpalosur për publikun ngjarjet më interesante të vitit të kaluar (2019), të kapura nga fotografë të ndryshëm të cilët u shpallën fitues në garën vjetore ‘World Press Photo Contest’, që ishte mbajtur në Amsterdam, në Prill të vitit 2019, përcjell albinfo.ch.
Kjo ekspozitë është e organizuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë. Në të do të keni mundësi të shihni fotografitë fituese të vitit të kaluar dhe pjesëmarrës të tjerë në garën më të famshme të fotografisë në botë ‘World Press Photo’. Në këtë garë pjesëmarrës ishin mbi 78 mijë fotografë nga 129 vende të ndryshme të botës. Hyrja do të jetë pa pagesë, ndërsa ekspozita do të zgjasë 20 ditë, deri më 25 mars, 2020.
‘Ekspozita Botërore e Fotagrafisë’ do të jetë e hapur nga dita e martë deri të premten, nga ora 10:00 – 18:00, vikendeve do të jetë e hapur nga ora 10:00 – 17:00, ndërsa të hënave do të jetë e mbyllur për vizitorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekspozita
E-Diaspora
-
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas Aktorja e njohur shqiptare Liri Lushi do të interpretojë rolin e Donika Kastriotit, figura dhe legjenda,... -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















