Kosova
Prishtinë: Ekspozitë për historikun e Abetares ndër vite
Bëhet e ditur se me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit, në Fakultetin e Edukimit është hapur ekspozita e studentëve lidhur me historikun e Abetares dhe librit shqip ndër vite, përcjell albinfo.ch.

Në një prononcim për mediat e Kosovës, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, tha se kjo ekspozitë është e rëndësishme, së pari sepse është produkt i studentëve, e së dyti duke qenë ekspozita e parë e këtij lloji.
“Kjo është e rëndësishme për disa arsye, s’ka diskutim për rëndësinë që ka vetë kjo datë, që ka një simbolikë të pa krahasueshëm e të pa matshme. Është e rëndësishme, sepse siç e kuptoj, është hera e parë që një ekspozite e tillë shfaqet për publikun, për studentët dhe për stafin. Më e rëndësishme është që është produkt i studentëve tanë. Kjo i jep rëndësi edhe më të madhe se sigurisht në proces studentët përfshihen në punë që janë me praktike”, tha ai. Tutje, Qerimi tha se janë të përkushtuar në arsimimin e drejtë e cilësor të “mësuesve e së ardhmes”.“Nuk ka diskutim që është profesioni më i pazëvendësueshëm dhe me fisnik, puna e të cilëve nuk ka diskutim që prodhon pasoja të jashtëzakonshme për shoqërinë, për modelin e shoqërisë që ne e ndërtojmë, për zhvillimin. Ajo që na takon neve dhe atë që ne po e bëjmë, bashkë me dekanin e Fakultetin e Edukimit dhe kolegët e njësitë e tjera, është që ne të sigurohemi se ne krijojmë ose arsimojmë në mënyrën e duhur, në mënyrën e drejtë, në mënyrën cilësore mësuesit e së ardhmes”, tha ai. Dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi, tha se ky fakultet ka organizuar një sërë aktivitetesh për ta shënuar 7 marsin. Ai tha se në këtë ekspozitë për herë të parë është duke u bërë ekspozimi i abetareve ndër vite.“Ne si Fakultet i Edukimit, pjesë e misionit që kemi përcaktuar e kemi edhe dimensionin e komunikimit dhe ndërveprimit me komunitetin, në këtë rast së pari me shkollën. Sot po e shënojmë ditën e 7 marsit, Ditën e mësuesit. Kemi organizuar disa aktivitete, një prej këtyre është edhe kjo ekspozita që pasqyrojnë një pjesë të historisë kombëtare. Ajo që ndoshta po bëhet për herë të parë është pasqyrimi i abetareve ndër vite”, tha ai. Arianita Bajrami, studente e Fakultetit të Edukimit, tha se kjo ekspozitë ka për qëllim edhe njohjen me rilindësit, që kanë kontribuar në abetaren dhe shkollën e parë shqipe.
“Ekspozita është organizuar për t’u njohur me rilindësit që kanë kontribuar gjatë hapjes së shkollave, që kanë kontribua në promovimin e abetareve që në sot të kemi të lirë mendimi që të shprehemi. Të kemi një arsim sa më të duhur. Për punimet kanë punuar të gjithë studentët e Fakultetit të Edukimit, për ekspozitën ka qenë ideja e profesorit Ethem Qeku”, tha ajo. Edhe Dea Shehu nga Tirana, studente në Fakultetit të Edukimit, ndan mendim të njëjtë se ekspozita ka për synim të njihen më shumë me rilindësit. “Arsyeja e kësaj ekspozite është bërë që të mos i harrojmë rilindësit tanë, ata të cilët kanë kontribuar në hapjen e shkollës së parë shqipe, e cila u hap më 7 mars 19887 në qytetin e bukur të Korçës. Në atë kanë kontribuar shumë rilindës të ndryshëm”, tha ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









