Kosova
Prishtina zyrtarisht ka kandiduar që të shpallet “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024
Mësohet se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, edhe zyrtarisht ka kandiduar që të shpallet si “Qytet evropian i sportit” për vitin 2024, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, lidhur me sportin, komisioni vlerësues evropian, ACES Europe, ka qëndruar për dy ditë në Prishtinë, ku ka inspektuar dhe vlerësuar situatën në lidhje me infrastrukturën sportive dhe qëllimi kryesor i kësaj kandidature është që të gjitha aktivitetet sportive që zhvillohen vitin e ardhshëm në Prishtinë, të promovohen edhe nëpër vende të tjerave evropiane.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo kandidaturë nuk është vetëm sa për titull prestigjioz, por edhe për të dëshmuar se Prishtina është vend me gamë të gjerë sportive.
“Kemi paraqitur kandidaturën që Prishtinën tonë të na e pranojnë si njërin nga qytete evropiane të sporteve të vitit 2024. Kjo kandidaturë e Prishtinës nuk është thjesht aspiratë për një tjetër titull, ajo përbën një shpalle të hapur dhe është zotim i qartë për të krijuar një qytet që përqafon shëndetin, gjithëpërfshirjen dhe elanin sportiv. Prishtina, zemra e Kosovës, po kalon nëpër një metamorfozë që ndërthur vlerat tona thelbësore me një gamë të gjerë të sporteve e të ngjarjeve sportive… Vizioni ynë për vitin 2024 është dëshmi e përkushtimit tonë të palëkundshëm ndaj të gjitha këtyre idealeve. Rrugëtimi ynë drejt titullit të qytetit evropian të sportit i ka rrënjët te besimi se sportet janë një forcë e pandalshme dhe motor i fuqishëm për lëvizje dhe ndryshime pozitive… Ne e shohim këtë kandidaturë si një hap të rëndësishëm që do të na ndihmojë shumë drejt qëllimit tonë madhor”, tha Rama.
Ndërkohë që anëtari i këtij komisionin vlerësues nga Evropa, Hugo Alonso, u shpreh shumë i bindur dhe madje i impresionuar me atë që ka parë, me profilin sportiv që ka Prishtina dhe se meriton që ta fitojë titullin “Prishtina, qytet evropian i sportit”.
“Më duhet të them se Prishtina ka një profil shumë sportiv. Ka një infrastrukturë të jashtëzakonshme sportive. Do të rindërtojë më shumë dhe do ta bëjnë më shumë edhe për shkak të Lojërave Mesdhetare 2030, po flisnim, mendoj dje, për 300 milionë euro investim, ky është investim i madh në objektet sportive. Kanë një përqindje të lartë të njerëzve aktivë në qytet, më shumë se 50% praktikojnë sportin në baza javore dhe ata i kushtojnë, dëgjojeni këtë sepse është shumë e rëndësishme, më shumë se 20% të buxhetit vendor sportit, kur mesatarja në Evropë është rreth dy-tre për qind. Pra, duhet të themi se jemi vërtet të impresionuar me profilin sportiv të qytetit të Prishtinës dhe ata i kanë të gjithë përbërësit për t’u bërë qytet evropian i sportit. Ne do të njoftojmë nëse përfundimisht Prishtina e merr titullin, në fund të javës së ardhshme dhe në rast të fitimit të këtij titulli, do ta marrin flamurin, më 7 dhjetor në Parlamentin Evropian me Komisionerin Evropian në një ceremoni të madhe me rreth 500 komuna të ndryshme nga e gjithë bota”, tha Alonso.
Ndryshe, sa u përket organizimeve ndërkombëtare, Kosova gjithashtu ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











