Lajme
Prishtina nikoqire e grave lidere të botës
Prej datës 4 deri më 6 tetor në Prishtinë do të mbahet Samiti Ndërkombëtar i Gruas me temë “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas”
Gratë më të fuqishme të politikës dhe biznesit në botë, do të marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Gruas që do të organizohet në Prishtinë prej 4 deri më 6 tetor. Nikoqire e këtij samiti do të jetë presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ndërsa tema e debatit do të jetë “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas”.
Në këtë Samit, sipas Presidencës kosovare, janë ftuar të marrin pjesë mbi 200 gra lidere nga Kosova, vendet fqinje, si dhe nga shtete të tjera të Evropës, Amerikës Veriore, Lindjes së Mesme, Afrika Veriore dhe më gjerë.
“Samiti, që në këtë nivel organizohet për herë të parë në rajon, do të trajtojë zhvillimin ekonomik, pjesëmarrjen politike dhe sigurinë e gruas, si dhe do të adresohen faktorët që ndikojnë në rolin e gruas në shoqëri, fuqizimin ekonomik të saj. Gjithashtu, do të identifikohen dhe barrierat kushtetuese e elektorale të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe vendimmarrje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidentja Jahjaga ka theksuar se “siguria e gruas është siguri për shoqërinë”, dhe përmes këtij samiti synon që me ekspertizën dhe përvojën e grave lidere nga gjithë bota të ofrojë zgjidhje për sfida të veçanta me të cilat përballen gratë.
Samiti Ndërkombëtar i Gruas, siç thuhet, synon krijimin e urave të bashkëpunimit, komunikimit e partneritetit ndërmjet sektorit publik dhe privat, akademisë dhe politikëbërësve, jo vetëm brenda kufijve të një shteti por dhe ndërmjet popujve, shteteve fqinje dhe përtej.
Samiti organizohet me mbështetjen financiare të popullit amerikan nëpërmjet USAID dhe me mbështetjen organizative të NDI.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











