Kosova
Prishtinë-BE: Brenda dy javësh, 4 hapa për shtensionim
Kurti ra dakord me kushtet e BE-së, Borrell pret “hapa të tjerë pozitivë” nga Kosova
Bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës dhe BE-ja ranë dakord që brenda dy javësh të zbatohen katër hapa për shtensionimin e situatës në veri të vendit, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Kosovës njoftoi zyrtarisht se është pajtuar që ta zvogëlojë praninë e forcave policore në veri dhe se njëkohësisht mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të reja lokale në katër komunat me shumicë serbe. Ky dakordim i qeverisë është pjesë e një kërkese të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të ulur tensionet.
Kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, u takuan në Bratislavë dhe ranë dakord për hapat dhe veprimet për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës. Ky takim synonte krijimin e parakushteve për përforcimin e përqëndrimit “nё zbatimin e plotë dhe tё pakusht tё marrëveshjes bazë tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datës 18 mars”, thuhet në një komunikatë të qeverisë së Kosovës, e cila publikoi katër pikat për të cilat është rënë dakord.
Kosova, e gatshme për shpërshkallëzimin e gjendjes
“Qeveria e Kosovës publikisht tregon gatishmёrinё e saj për të kontribuar për shpërshkallëzimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё pranisё policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”, thuhet në njoftim.
Zgjedhje tё parakohshme nё komunat nё veri
Po ashtu “Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”. Dhe në fund po ashtu thuhet se “Bashkimi Evropian, do tё ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrëveshjes”. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.
Ursula von der Leyen: Zbatoni udhërrëfyesin!
Sidoqoftë java e ardhshme pritet të shënojë një fazë të re të veprimeve për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Diplomacia perëndimore vazhdimisht ka kërkuar uljen e tensioneve përmes pezullimit të operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje pa kushte të serbëve të Kosovës në zgjedhje.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha para nisjes së ditës së dytë të Samitit të NATO-s, se “Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Udhërrëfyesin për të cilën janë pajtuar”.
“Ka një plan të dedikuar dhe të qartë, një udhërrëfyes. U bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht vitale për të ecur përpara në mënyrë paqësore. Është e qartë se të dyja palët duhet të përmbushin atë që kanë rënë dakord”, tha kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









