Kosova
Prishtina hap dyert për sportistët shqiptarë të Zvicrës
"FC Kosova - Zürich” u pritën në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Komunën e Prishtinës.
Ministri i Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku ka pritur sot në takim përfaqësuesit e klubit futbollistik FC Kosova nga Cyrihu, fitues të Kupës së Diasporës në Zvicër.
Me kryetarin e klubit, Nesret Limani diskutuan për organizimin e klubeve shqiptare në Zvicër dhe për të arriturat e FC Kosova, duke potencuar edhe bashkëpunimin që mund të kenë futbollistët e Kosovës dhe futbollistët shqiptarë të Zvicrës, njofton MKRS.
Çeku ka falënderuar delegacionin e FC Kosova për vizitën ndërsa duke i uruar për rezultatin e arritur tha se është në interes të ketë bashkëpunim për zhvillimin e sportit të klubeve shqiptare në diasporë.



“Sporti na bashkon”. Kështu deklaroi drejtori për sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, pas takimit që pati me “FC Kosova – Zürich”, të cilët u pritën në Komunën e Prishtinës.
Ai tha se ekipi shqiptar i Zvicrës është më shumë se një ekip futbolli. “Janë klub shqiptar që garon në ligën e futbollit zviceran”, theksoi ai, transmeton Albinfo.ch.
“Sot, ky klub ka tetë skuadra, me gjithsej 181 lojtarë. Për tifozët, klubi është pjesë e identitetit të tyre, një familje e dytë në Zvicër, e krenaria e veshjes së fanellave kuq e zi mund të ndihet te të gjithë lojtarët – të rinjtë dhe të moshuarit.
Shumë kënaqësi të takohem me kryetarin e klubit, Nesret Limani, me Ilir Morina dhe Perparim Avdili, me të cilët diskutuam hapur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit për shumë projekte”, shkruan tutje Rugova, duke shtuar se Prishtina e ka derën të hapur për të gjithë sportistët. “Mezi po presim t’i bashkojmë ekipet tona në shtëpinë e sportit, pra në Kryeqytet!”, thekson Rugova.

E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










