Kosova
Prishtina e sfidon të nxehtit këtë vit me ‘Akull n’verë’
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar aktivitetin e ri kulturor që do të organizohet nga kjo komunë e do të quhet “Akull n’verë”.
Vera në Prishtinë këtë vit nuk do të jetë shumë e ngrohtë për gjithë ata që do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor “Akull n’Verë”, shkruan Albinfo.ch.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar aktivitetin e ri kulturor që do të organizohet nga kryeqyteti, e do të quhet “Akull n’verë”.
‘’Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonit të ngrohtë veror. Ky organizim përveç tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla në kryeqytet edhe si pasojë e dëmeve nga pandemia’’, shkruan Ahmeti, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












