Portrete të firmave
Primetravel ka shtrirë shërbimet e pushimeve VIP edhe në Zvicër
Dihet që diaspora shqiptare e Zvicrës i pëlqen udhëtimet. Ata udhëtojnë dhe shpenzojnë shuma të konsiderueshme për pushime në vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e shqiptarëve të Zvicrës që bëjnë pushime luksoze janë të rinj apo nga gjenerata e dytë e shqiptarëve që jeton këtu.
Duke parë këtë fenomen dhe duke qenë i ballafaquar me kërkesa për pushime luksoze të të interesuarve nga diaspora, pronari i agjencionit «Primetravel» me seli në Prishtinë, ka hapur zyrën në zemër të Cyrihut.
Zyra e hapur në Cyrih është shënuar me një koktej ne ambientet e hotelit Marriot me pjesëmarrje të musafirëve nga jeta publike e biznesore në Zvicër dhe Kosovë.
Kështu në fundjaven e javës së kaluar pronari i agjencionit, Fisnik Dragusha, ka pritur mysafiret për t‘i njoftuar nga afër mbi projektet dhe synimet e agjencionit në Zvicër.
Në këtë hapje të zyres « Primetravel » kanë qenë të ftuara agjencionet shqiptare që veprojnë në Zvicër dhe vendet përreth, që të marrin pjesë në formë të një workshopi apo shkëmbimi të mundesive për bashkëpunim.
Thermeluesi Fisnik Dragusha është një profesionist i pasionuar i turizmit dhe me 18 vjet përvojë në menaxhimin dhe udhëheqjen e disa kompanive si dhe kontributin në zhvillimin e turizmit local, thotë, “Unë jam një adhurues i madh i këtij citati: “Udhëtimi – të lë pa fjalë dhe më pas të kthen në një tregimtar.”, shton sponzori i Komitetit Olipik të Kosovës për udhëtime.
Prime Travel është një operator turistik dhe agjenci udhëtimi me shërbime të plota që ofron një shumëllojshmëri shërbimesh udhëtimi për klientët. Këto shërbime përfshijnë prenotime të biletave ajrore, rezervime hotelesh, makina me qira dhe paketa pushimesh të cilat mund ti kërkoni përmes linkut në vijim: https://www.instagram.com/primetravelch/ dhe faqes zyrtare https://www.primetravel.ch.
“Ne jemi të specializuar në ofrimin e përvojave të personalizuara të udhëtimit që plotësojnë nevojat dhe preferencat unike të klientëve tanë. Ekipi ynë i agjentëve me përvojë të udhëtimit ofron shërbim të shkëlqyer ndaj klientit dhe siguron që çdo udhëtim të jetë i paharrueshëm. Ne besojmë se përsosmëria në shërbime ekziston nëse i ktheni shpinën dështimeve tuaja dhe jeni të qëndrueshëm në rregullimin e nevojave të klientëve”, thotë Dragusha për Albinfo.ch.
Në Prime Travel, misioni ynë është t’u ofrojmë klientëve tanë përvojat më të mira të mundshme të udhëtimit. Ne besojmë se udhëtimi duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë dhe përpiqemi ta bëjmë planifikimin e udhëtimit sa më të lehtë dhe pa stres.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh udhëtimi me cilësi të lartë me çmime konkurruese. Ne jetojmë dhe punojmë në një mision duke u përpjekur me sloganin që bazohet në “ne kemi shpinën” në çdo hap të udhëtimit tuaj.
Foto: Fina Murtaj
Video: Frrok Kolaj
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj



















