Lajme
Prezantohet plani i KE-së për Brezovicën
Brezovica mund të shndërrohet në atraksion të turizmit dimëror po qe se zbatohet një master-plan i përgatitur nga Zyra Ndërlidhëse e KE-së

Ideja e master-planit, i punuar nga kompania austriake Ecosign, me financim të KE-sëo, parasheh nevojën për investime të mëdha milionëshe për të bërë Brezovicën qendër turistike konkurruese në rajon. Aty propozohen aktivitete verore dhe dimërore si bazë për zhvillim ekonomik gjatë tërë vitit. Po ashtu ofrohet përkrahje për të investuar në një pjesë të infrastrukturës që parashihet në implementimin e masterplanit. Plan për një Brezovicë për 10 mijë skiatorë.
“Ky është një dokument me rëndësi për Brezovicën dhe Kosovën. Qeveria ka punuar deri më tash në krijimin e mjedisit të favorshëm dhe të sigurt për investime të jashtme. Brezovica po prezantohet edhe nga mediat më të fuqishme botërore si një destinacion për turizëm”, ka thënë kryeministri në largim, Hashim Thaçi. Sipas tij, ky projekt nuk duhet të politizohet sepse është në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Renzo Daviddi, shef i Zyrës Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, ka thënë se qendra e renovuar në Brezovicë ofron mundësi për krijimin e qindra vendesh pune dhe se ajo mund të shërbej për pajtim etnik dhe për zhvillimin e mjedisit të qëndrueshëm. Daviddi ka thënë se “KE ka përkushtim edhe për të ndihmuar qeverinë që të siguroj zbatim të këtij master-plani, dhe për të investuar në një pjesë të infrastrukturës që parashihet në plan”.
Kryetari i komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka thënë se Brezovica do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovë, një vend me mundësi për turizëm gjatë 365 ditëve. I pyetur për pronësinë e kësaj qendre dhe për pretendimet e ndërmarrjes beogradase Inex Ski Centar, Nikoliq ka thënë se kjo është çështje e pushtetit qendror dhe duhet të zgjidhet në bisedimet që mund të zhvillohen.
Gjatë prezantimit të master-planit, autori i tij, Viktor Manuel Costa Cabrera, ka thënë se pjesa më e shtrenjtë për investime janë ski liftet, ku nevojiten 25 milionë euro, ndërsa 60 milionë do të duheshin për dizajnimin e kapaciteteve malore.
Ekspertët kanë analizuar një zonë të gjerë të Malit të Sharrit në rrethinën e Brezovicës dhe kanë arritur në përfundim që kjo qendër skijimi nuk i plotëson kërkesat e një kompleksi modern malor që funksionon gjatë tërë vitit.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj