Lajme
Prezantohet në Shkup, projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”
Aktiviteti ka për qëllim rritjen, konsumimin dhe bashkimin e prodhuesve shqiptare në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët
Projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, është prezantuar në Shkup, nga Aleanca e Bizneseve të Kosovës. Aty kanë marrë pjesë zyrtarë komunash nga viset shqiptare ku po realizohet aktiviteti, i cili ka për qëllim vetëdijesimin më të madh tek qytetarët se prodhimet shqiptare janë cilësore dhe se konsumimi i tyre është në të mirën e të gjithëve.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka theksuar se projekti “Javët e Biznesit Kombëtar”, është një ngjarje kapitale për shqiptarët, i cili organizohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas tij, aktiviteti ka për qëllim rritjen, konsumimin dhe bashkimin e prodhuesve shqiptare në pesë shtetet ku jetojnë shqiptarët.
Projekti dikur ,”Javët e Biznesit të Kosovës”, sipas tij, tashmë është shndërruar në “Javët e Biznesit Kombëtar” dhe ka gjetur mbështetje nga dy qeveritë dhe komunat e të gjitha trevave shqiptare ku edhe po mbahen aktivitetet, njofton AKB.
Shahini ka thënë se projekti ka zgjuar jehon të madhe dhe mesazhi i këtij projekti është mirëpritur e përkrahur fuqishëm nga të gjithë.
“Deri më tash nuk ka pasur ndonjë projekt të tillë kombëtar në asnjë vend të Ballkanit dhe ky është i pari që gjen zbatim”, ka theksuar ai.
Ndërsa, Menderes Kuçi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, ka thënë se është privilegj i veçantë, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi për të qenë pjesë e këtij përvjetori jubilar, sepse duhet në mënyrën më të mirë të lëmë gjurmët tonë në histori dhe të bëjmë atë që gjeneratat para nesh nuk arritën ta bënin, të vëmë gurë themelet e pavarësisë ekonomike.
“Kudo që kemi shkuar politikanët kanë kërkuar që të rrisim qarkullimet tregtare ndër shqiptare, ndërsa ne kërkojmë nga ata kushte më të favorshme për 100 investime të reja”, ka thënë Kuçi.
“Javët e Biznesit Kombëtar”, do të karakterizohen me një mori aktivitetesh ekonomike dhe kulturore me shtrirje në pesë shtete.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












