Shqipëria
Prezantohet libri mbi Eugene Pittard, zviceranin që themeloi Kryqin e Kuq Shqiptar
Botimi në frëngjisht i librit ‘Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri’ çel fushatën për njohjen e kontributit të akademikut zviceran për Shqipërinë

Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, hapi fushatën për prezantimin e figurës dhe punës së Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri dhe librin më të fundit për zviceranin e famshëm.
Botimi në frëngjisht i librit ‘Udhëtimi i mbramë i Eugène dhe Hélène Pittard në Shqipëri’ çel fushatën për njohjen e kontributit të akademikut zviceran për Shqipërinë.
“Kur Eugène Pittard dhe gruaja e tij Hélène shkelën për herë të parë në Shqipëri, ata nuk e dinin se do të dashuroheshin me këtë vend dhe njerëzit e tij. Që nga ai vit, 1910, duket se jeta e tyre u shënjua nga pasioni i përbashkët për këtë vend të vogël ballkanik”, tha Ambasadorja zvicerane.
“Sot ne festojmë jetën dhe veprën e një intelektuali të shquar zviceran, kontributet e të cilit për Shqipërinë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e përbashkët të të dy vendeve tona. Ai është pa dyshim një trashëgimi e vërtetë zvicerano-shqiptare”, tha gjithashtu Ambasadorja Huber.
“Në fakt ky është një gur themeli në marrëdhëniet zvicerano-shqiptare”, u shpreh botuesi i librit, Luan Rama. Ai përmendi misionin shkencor, antropologjik, humanitar, arsimor dhe diplomatik të Pittard në shërbim të Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit, aktoret Yllka Mujo dhe Elia Zaharia lexuan pjesë të shkruara nga Eugène Pittard dhe nga Hélène Pittard, e cila ishte shkrimtare e njohur në Zvicër.
Eugène Pittard u bë zëdhënësi ndërkombëtar i Shqipërisë në një kohë delikate. Ai loboi fuqishëm për të drejtat dhe sovranitetin e vendit dhe luajti një rol jetik në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Pamfleti i tij më i famshëm ‘Pour L’Albanie’, i botuar në të përditshmen ‘La Suisse’ të Gjenevës, paraqet gjendjen reale të vendit në atë periudhë, jep argumente dhe bën apel për pranimin e sovranitetit të Shqipërisë.
Shteti shqiptar në atë kohë e emëroi Prof. Eugène Pittard Konsull të Përgjithshëm Nderi në Gjenevë.
Botimi i librit në shqip dhe në frëngjisht do të mundësojë njohjen më të gjerë të historisë së harruar të çiftit zviceran, të cilët bënë aq shumë për Shqipërinë. Libri është fryt i një pune shumëvjeçare nga autori Kudret Isaj, me kontribute të çmuara nga pasardhës të familjes Pittard në Gjenevë.
Fushata për njohjen e figurës dhe kontributit të Eugène Pittard për Shqipërinë vijon me një seri aktivitetesh të tjera përgjatë 2024-2025.
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët Pasaportat, patentat dhe biletat e klimës bëhen më të shtrenjta...
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh