Lajme
Presidentja zvicerane: Zvicra nuk mund të paramendohet pa kosovarët
Gjatë vizitës shtetërore të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zvicër, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter ka theksuar rëndësinë e kontributit të diasporës kosovare për shoqërinë zvicerane, duke e quajtur vizitën një shenjë të fuqishme të vlerësimit për këtë komunitet.
Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Osmanin, Keller-Sutter deklaroi se kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti të Kosovës në Zvicër dhe se ajo përfaqëson jo vetëm një moment historik në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe një simbol të fuqishëm të afërsisë mes dy vendeve.
“Sot, Zvicra nuk mund të paramendohet pa njerëz me prejardhje nga Kosova. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e vendit tonë gjatë dekadave të fundit,” tha Keller-Sutter, duke përmendur se në Zvicër jetojnë mes 150 mijë dhe 250 mijë shqiptarë me origjinë nga Kosova.
Ajo theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë rrënjë të thella që nga vitet 1960, kur punëtorët kosovarë nisën të vinin në Zvicër. Presidentja zvicerane vlerësoi gjithashtu potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, duke përmendur marrëveshjen për tregti të lirë midis Kosovës dhe EFTA-s të arritur në janar në Davos, si një hap konkret drejt rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shërbimeve.
Në përfundim të deklaratës së saj, Keller-Sutter konfirmoi se Zvicra do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit demokratik dhe integrimit ndërkombëtar.
Vizita e Presidentes Osmani në Zvicër po zhvillohet në një atmosferë pozitive dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e ngushta politike, ekonomike dhe shoqërore mes dy vendeve.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










