Kosova
Vjosa Osmani uron Pashkët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh shprese, paqeje dhe bashkimi.
Në një postim publik, Osmani ka theksuar rëndësinë e kësaj feste që këtë vit kremtohet në një datë të përbashkët nga të dyja komunitetet, duke e cilësuar si një kujtesë për fuqinë dhe besimin e palëkundur drejt një të ardhmeje më të mirë, përcjell albinfo.ch.
“Të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, ju uroj nga zemra Pashkë të bekuara, paqe në zemër dhe gëzim në familje!”, shkroi Presidentja Osmani.
Ajo shtoi se Pashkët janë një rast i veçantë për reflektim dhe afrimitet mes njerëzve:
“Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne”, ka shkruar Osmani, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










