Kosova
Presidentja Osmani uron mësuesit: 7 Marsi, dita e shpirtit të kombit dhe e gjuhës shqipe
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i cili mbijetoi falë gjuhës shqipe
Presidentja e Kosovo, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë mësuesit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, duke e konsideruar këtë datë si një festë të shpirtit të kombit shqiptar, i cili mbijetoi falë ruajtjes së gjuhës shqipe.
Në mesazhin e saj, presidentja Osmani thekson se shkolla shqipe ka qenë akt qëndrese, duke funksionuar në shtëpi, bodrume dhe në kushte sakrifice gjatë kohës së përndjekjeve.
“Në kohë përndjekjesh, mësuesit shqiptarë nuk u dorëzuan. Ata mbajtën gjallë gjuhën, librin dhe ëndrrën e një kombi që donte të jetonte i lirë. Nga banka e parë e shkollës deri te universitetet, është i njëjti mision: të rrisim breza që e duan gjuhën, atdheun dhe lirinë”, shkruan Osmani.
Ajo nënvizon gjithashtu se 7 Marsi është një ditë mirënjohjeje dhe respekti për çdo mësues, i cili përmes dijes dhe përkushtimit edukon brezat dhe forcon themelet e shtetit. Mesazhin e saj e përmbylli me fjalinë:
“Urime 7 Marsi të gjithë mësuesve!”
Në këtë mënyrë, Presidentja Osmani i rikujton qytetarët për rëndësinë e mësuesve dhe rolit të tyre në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor shqiptar.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












